Kadriu: Infrastruktura rrugore po ndërtohet sipas standardeve më të larta

Gjilan – Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri, me të gjitha kapacitetet komunale po punon për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të saj, duke e kryer punën me përgjegjësi të lartë ka thënë Rexhep Kadriu pasi ka inspektuar punimet në fshatin Përlepnicë.
Në vazhdën e projekteve të shumta infrastrukturore që po realizohen kudo në qytet e fshatra, Komuna e Gjilanit është duke punuar rrugët edhe në fshatin Përlepnicë.
Për t’i parë nga afër punimet, ka dalë në vendin e ngjarjes nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu.
Kadriu u nda i kënaqur me dinamikën e punëve në këtë fshat, ndërsa tha se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri, me të gjitha kapacitetet komunale po punon për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të saj, duke e kryer punën me përgjegjësi të lartë.
“Si në çdo vend tjetër, edhe në Përlepnicë, Komuna e Gjilanit po ndërton rrugët sipas standardeve më të larta me të gjitha elementet përcjellëse. Nuk do të ndalemi së punuari, për t’ju mundësuar qytetarëve jetë të dinjitetshme, duke ua rregulluar infrastrukturën bazike. Projektet e mira të qeverisjes komunale nën udhëheqjen e kryetarit Haziri qytetarët po i shohin çdo ditë”, ka thënë me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu./rajonipress/