Eko Higjiena

Kadriu: Infrastruktura rrugore është baza kryesore për investime milionëshe

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Investitorët, i informova nga afër për investimet në infrastrukturën rrugore nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe përkushtimin tonë, të kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Lekaj, për t`i mundësuar investitorëve tanë lehtësira në qarkullim. Infrastruktura rrugore është baza kryesore për investime milionëshe si këto që sot pamë ka shkruar Rexhep Kadriu.

Sot, bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, dhe zëvendësministren, Magbule Shkodra, vizituam disa kompani prodhuese që veprojnë në Komunën e Kamenicës, investime këto nga bashkatdhetarët tanë.

KKVITI

Fabrika e Ujit “Zajqeci”, në Zajqec, dhe investimi milionësh për kultivimin e arrës në Kopërrnicë të Kamenicës, janë dëshmi se si arrihet suksesi dhe cilësia në prodhime vendore. Kryeministri Haradinaj, si gjithherë, u zotua se si qeveri do të jetë në krah të prodhuesve vendor në mënyrë që bashkërisht t’i japim dimension tjetër zhvillimit ekonomik të vendit sepse është forma e vetme e krijimit të vendeve të reja të punës.
Investitorët, i informova nga afër për investimet në infrastrukturën rrugore nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe përkushtimin tonë, të kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Lekaj, për t`i mundësuar investitorëve tanë lehtësira në qarkullim. Infrastruktura rrugore është baza kryesore për investime milionëshe si këto që sot pamë ka shkruar Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.