Mobi Casa

Kadriu i lumtur që projektet e Qeverisë Haradinaj po realizohen në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit, projekt ky kontrata e të cilit është nënshkruar në dhjetor të 2019-së në mes të qeverisë Haradinaj, përkatësisht Ministrisë̈ së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), dhe BERZH-it ka shkruar Rexhep Kadriu.

Kujtojmë se në kuadër të kësaj marrëveshje, përveç zgjerimit të rrugës që filloi sot, do të kryhet edhe zgjerimi i rrugës Gjilan-Kllokot me gjatësi prej 11 kilometrash, dhe të gjitha hyrje – daljet në Gjilan. Në qeverinë Haradinaj Gjilani ka përfitua qindra miliona projekte të cilat po realizohen edhe sot e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit e Anamoravës, por edhe lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Mobi Casa

Falënderim edhe për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për bashkëpunimin e ngushtë dhe të sinqertë me pushtetin qëndror lidhur me projektet kapitale për Gjilanin të financuara nga Qeveria e Kosovës, si dhe mbi bazën e marrëveshjeve me organizata ndërkombëtare siç është BERZH-i.

Mbetemi të vendosur që projektet e nisura, si dhe ato që janë të nënshkruara kaherë, pavarësisht tendencave për t`i stopuar, ato do të realizohen sepse përfitues i vetëm është qytetari ynë, taksapaguesi i rregullt gjilanas.
Urime Gjilan!