RCCOLA

Kadriu i AAK-së takohet me drejtuesit e shëndetësisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK Dega në Gjilan, kryesuesi i komisionit për Shëndetësi në kuadër të AAK, Xhevat Demiri si dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni me përbërje të Dr. Islam Rashiti, Dr. Rita Berisha, Dr.Nakije Baliu, Dr.Veton Uka dhe Dr.Begush Canaj, të ënjtën patën një takim pune në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan Xhemajl Salihun.

Kadriu dhe Komisioni për Shëndetësi i AAK-së, u pritën nga drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Xhemajl Salihu, i cili i njoftoi për së afërmi për gjendjen shëndetësore/sociale që po mbizotëron në qytetin tonë. Ata diskutuan për problemet dhe të arriturat në këtë lëmi, duke diskutuar kështu për gjendjen e tanishme të shëndetësisë në Gjilan.

Xhemajl Salihu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, foli për funksionimin e Administratës, Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe për qendrat kryesore shëndetësore, duke përmendur këtu të arriturat dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo drejtori.

Mobi Casa

Njëri ndër problemet kryesore dhe më të mëdha, sipas Salihut, vazhdon të mbetet vështirësia e furnizimit me barna esenciale, problem ky i cili sipas tij vjen nga Ministria e Shëndetësisë, mirëpo në anën tjetër foli edhe për një numër të QKMF-ve që po ndërtohen nëpër vende të ndryshme.

Kryesuesi i Komisionit për Shëndetësi në kuadër të AAK-së, Xhevat Demiri, foli për gjendjen shëndetësore tejet të rëndë të cilën vazhdon ta ketë qyteti jonë, duke cekur edhe ai raportet e njerëzve dhe mungesën e barnave, si problemet kryesore me të cilat shëndetësia po ballafaqohet qe një kohë të gjatë./rajonipress/