United Hospital

Kadriu i AAK-së sfidon pushtetin komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu nuk është ndalur me punën e tij vullnetare për të ndihmuar qytetaret dhe ata banorë që me vite janë injoruar nga pushteti komunal. Të mërkurën ai ka marrë pjesë në një aksion simbolik në rregullimin e rrugës ”Gjon Buzuku”.

Rexhep Kadriu kreu i AAK-së në Gjilan ka filluar seriozisht ta sfidojë pushtetin komunal në të gjitha sferat. Kadriu nuk është ndalur as në kohën kur ka rënë shi këtë të mërkure.

I shoqëruar edhe nga aktivistët tjerë të AAK-së Kadriu ka marrë pjesë në aksionin për ta meremetuar rrugën ”Gjon Buzuku” në lagjen “Dheu i Bardhë”. Kjo rrugë sipas Kadriut me vite nuk është riparuar dhe me vite janë injoruar kërkesat e këtyre banorëve nga pushteti komunal.

FIDANISHTJA

Kadriu së bashku me aktivistët ka hedhur rërë e beton dhe e ka bërë të kalueshme rrugën e cila me vite nuk është trajtuar nga kontraktuesit e rrugëve.

Xhevat Demiri banor në këtë lagje tha për rajonipress se ndihet i befasuar nga ky aksion simbolik , por shumë domethënës.”Ka 6 vite që asnjë zyrtar nuk e ka marrë seriozisht rregullimin e kësaj rruge. Ky aksion vërtet na ka ngjallur shpresat se gjërat do të lëvizin pozitivisht” tha Demiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.