Fundamenti

Kadriu i AAK-së rehaton disa familje në Verbicë të Kmetocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i AAK-së Rexhep Kadriu të dielën i shoqëruar edhe nga Ibish Ibishi këshilltar komunal dhe banorët e Vërbicës së Kmetocit ka realizuar një projekt shumë domethënës për 15 shtëpi duke vendosur gypat e kanalizimit në gjatësi të 220 metrave dhe në vlerë vetanake të financuara nga Kadriu prej 1400 eurove.

Rexhep Kadriu kandidatë për kryetar të Gjilanit thotë se vazhdon të udhëheq me Gjilanin që nga dita e parë kur e ka marrë timonin e AAK-së dhe kur është zyrtarizuar kandidatë për kryetar të Gjilanit.“Unë do të jem në çdo cep dhe kënd ku qytetarët e kërkojnë ndihmën time. Kam thënë disa herë se ky angazhim dhe ky aktivitet imi nuk ka lidhje as me fushatë e as me votë. Banorët po më kërkojnë dhe unë po ndihmojë” tha Kadriu për rajonipress.

Kadriu tha se rregullimi i rrjetit të kanalizimit rehaton më së paku 15 shtëpi kurse vlera e investimeve të tija private dhe të miqve arrin në 1400 euro.

Musli Matoshi kryetar i këshillit të fshatit tha për rajonipress se ky është investimi i parë që po ndodh në këtë fshat.”Ka gjashtë vite që tek ne ka pasur vetëm premtime dhe kurrë nuk është investuar asnjë cent” tha Matoshi.

Uji Dea

Qëndrim Surdulli kryetar i nëndegës së AAK-së në Vërbicë të Kmetocit tha se banorët janë të zhgënjyer me pushtetin komunal dhe ne gjetëm përkrahje nga Ibish Ibishi i cili së bashku me Rexhep Kadriun e nisën këtë aksion i cili do të përfundojë me sukses”.

Surdulli tha se AAK po merr pjesë me investime edhe në rregullimin e çezmës . Asllan Demi një banor tjetër tha se ky investim është vlerë shumë e madhe për këtë lagje.”Ne ishim në hall nga era dhe kundërmimi i kanalizimit. Tani po rregullohet edhe çezma edhe kanalizimi falë Rexhep Kadriut” tha Demi.

Ndryshe Verbica e Kmetocit ka mbi 80 shtëpi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.