Kadriu i AAK-së prezanton projekt prej 500 mijë eurove për lagjen “Dardania”

Gjilan – Këto projekte do të kushtojnë 500 mijë euro dhe puna do të fillojë në prillin e vitit që do të vjen. Dua gjithashtu të them se këto projekte kanë rrjedhur nga dëshira dhe vullneti i vet qytetarëve të lagjes “Dardani, ka thënë Rexhep Kadriu.
Kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të komunsës së Gjilanit Rexhep Kadriu, të shtunën ka mbajtur konferencë për media në lagjen “Dardania”, me ç’rast ka vendosur pllakat me planin ideor të Aleancës për dy fushat e lagjes.
Kryetari Kadriu ka prezantuar projektin për banorët e lagjes “Dardania”, projekt ky të cilin ai ka premtuar se do ta realizojë gjatë mandatit të tij të parë. “Sipas projektit tonë, këto dy fusha plotësisht të pashfrytëzuara për momentin, në të ardhmen mund të kryejnë funksione të shumta, duke përfshirë edhe ndërtimin e çerdhes për fëmijë, që vjenë si kërkesë direkte e vet banorëve të lagjes. Prandaj, ne kemi paraparë me shumë kujdes se çfarë mund të ndërtohet në këto fusha në mënyrë që ato të shfrytëzohen siç është më së miri duke i vendosur kështu tabelat që të gjithë qytetarët ta shohin se si do të duken këto fusha në të ardhmen”, ka thënë Kadriu.
“Këto projekte do të kushtojnë 500 mijë euro dhe puna do të fillojë në prillin e vitit që do të vjen. Dua gjithashtu të them se këto projekte kanë rrjedhur nga dëshira dhe vullneti i vet qytetarëve të lagjes “Dardania”, ka shtuar kryetari Kadriu.
Në fushat e lagjes “Dardania”, të cilat prej vitesh janë në gjendjen në të cilën gjenden edhe sot, janë vendosur tabelat me qëllim që të gjithë banorët të shohin dhe të jenë dëshmitarë të asaj që do të punohet në të ardhmen thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/