FITORJA

Kadriu i AAK-së premton përkrahje për Zhegrën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rexhep Kadriu ka folur për prioritetet që Aleanca ka për Zhegrën, duke përmendur këtu ndërtimin e urës, ndriçimin, zgjatjen e orarit të punës në ambulancë, kërkesa këto që vet qytetarët e Zhegrës i kanë vënë si prioritete.

Kanë vazhduar tubimet elektorale të AAK-së në Gjilan, ku të hënën kandidati nga radhët e kësaj partie Rexhep Kadriu, ka qëndruar në fshatin Zhegër.

Ai është pritur në ambientet e shkollës fillore “Agim Ramadani”, nga simpatizantë dhe qytetarë të cilët kishin ardhur të dëgjonin programin e kryetarit Kadriu për Zhegrën si dhe për prioritetet që ai ka.

Kadriu ka thënë se ai do të përkushtohet që të gjitha kërkesat e qytetarëve të Zhegrës, të trajtohen njëjtë si ato të qytetarëve të tjerë. “Unë e kam marrë me përgjegjësi postin e kryetarit të AAK-së në Gjilan dhe me përgjegjësi i jam përkushtuar punës për të ndihmuar qytetarin, duke ndërtuar qindra metra kanalizim, duke rregulluar rrugë, parqe, duke investuar për t`i dalë në ndihmë qytetarit me kushte të rënda ekonomike, kam ndërtuar xhami, kam ndihmuar fushën e sportit dhe artit dhe këtë e kam bërë jo vetëm gjatë këtyre muajve të fundit, por gjithnjë dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, ka thënë Kadriu.

UBT

Ai ka folur për prioritetet që Aleanca ka për Zhegrën, duke përmendur këtu ndërtimin e urës, ndriçimin, zgjatjen e orarit të punës në ambulancë, kërkesa këto që vet qytetarët e Zhegrës i kanë vënë si prioritete.

Kadriu më tej ka thënë se këto nuk janë vetëm premtime të kota dhe se këto prioritete do të realizohen një nga një vetëm brenda mandatit të tij të parë dhe se bashkë me qytetarët do të vendosin se cili prioritet të realizohet i pari.

Në këtë tubim, kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, është shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, kandidatët për këshilltarë komunal si dhe anëtarë të tjerë të strukturës së AAK-së në Gjilan thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.