Hidromorava

Kadriu i AAK-së meremeton rrugët e premtuara nga komuna

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rexhep Kadriu i AAK- së bashku me aktivistët e saj ka marrë pjesë në një aksion për të meremetuar rrugën në Kravaricë, e cila rrugë në raportin e investimeve kapitale 2008-2011 të Kryetarit të Komunës së Gjilanit del si projekt i realizuar dhe i kryer( e asfaltuar) me një vlerë prej 222621.01 euro, por së gjendja faktike nuk doli të jetë kështu pasi qytetarët e këtij fshati pothuajse e kishin të pamundur të kalonin nëpër atë rrugë për shkak të baltës.

Por në mbështetje të këtyre qytetareve doli Aleanca për ardhmërinë e Kosovës- dega në Gjilan me Kryetarin e saj Rexhep Kadriu i cili edhe sot mori një aksion vullnetarë me strukturën e kësaj partie dhe me qytetarët e shumtë të fshatit Kravaricë për të meremetuar këtë rrugë e cila gati ishte bërë e pakalueshme dhe ishte një prej problemeve kryesore nga shumë probleme që ballafaqohen qytetarët e këtij fshati, gjë që po e bënë të pamundur jetesën në atë pjesë.

ARKATANA

Ky dimension filantropik i AAK-së dhe ky gjest human e me një përgjegjësi morale dhe etike i një lideri si Rexhep Kadriu sikur po i kthen shpresën qytetarëve të shumtë të cilët nuk u prekën kurrë nga dora e pushtetit.

AAK dhe Rexhep Kadriu planifikojnë edhe projekte të tjera vullnetare në Komunën e Gjilanit për të dëshmuar gatishmërinë e këtij subjekti për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të bërë me dije se qëllimi final i AAK-së është qytetari i Gjilanit e jo interesat personale familjare dhe grupor thuhet në njoftimin e AAK-së të nënshkruar nga Nazim Gagica./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.