Eko Higjiena

Kadriu i AAK-së hynë në historinë e “Gavranit”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan dhe kandidatë për kryetar komune të dielën i shoqëruar edhe nga aktivistët e tij dhe banorët e Lagjes “Dardania II” e njohur si Garvrani ka ndërmarrë një aksion për të pastruar bërllokun e derdhur që nga viti 1983. Kadriu tha se ky aksion s`ka lidhje as me politikë e as me fushatë. Thjeshtë është një aksion për të humanizuar këtë pjesë ku afër saj jetojnë qytetarët tanë dhe falen xhemati i kësaj lagjeje.

Rexhep Kadriu definitivisht këtë të diele ka hynë në historinë e lagjes së “Gavranit” tani e shndërruar në Dardania. Ai nuk ka hezituar që me kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje të pastrojë një bërllok e mbeturina që janë grumbulluar aty që nga viti 1983.

Kadriu tha se është i lumtur që sot ka mundësi tu dalë në ndihmë këtyre banorëve të cilët janë nëpërkëmbur e përbuzur që nga qeverisja e Ismajl Kurteshit, Lutfi Hazirit e Qemajl Mustafës.”Ky bërllok dhe kjo hapësirë e madhe është lejuar të ndodhë kështu që nga viti 1983. Në vend të këtij bërlloku tani do të ketë një pamje krejt tjetër dhe qytetarët do të kenë mundësi të shesin lirshëm kurse për xhematin e xhamisë do të jetë një ambient më relaksues”.

Kadriu tha se këtë aksion nuk e ka pjesë të fushatës e as për t`i bërë dikujt politikë.”Ndihmën time e kanë kërkuar vet banorët dhe unë nuk kam hezituar sepse kur e kam parë fillimisht këtë degradim jam tmerruar” tha Kadriu.

RCCOLA

Ndryshe në këtë aksion janë kyçur tre ekskavator dhe kamion të rëndë të cilët duhet të pastrojnë një hapësirë bukur të madhe.

Musa Ahmeti banor në lagjen “Dardania II” tha për rajonipress se vërtet aksioni i Rexhep Kadriut është për ta përshëndetur sepse në pyetje është ambienti i banorëve.”Të gjitha pushtetet e kaluara e kanë heshtur këtë deponi të bërllokut. Tani kjo hapësirë po merr një pamje më ndryshe dhe banorët do të frymojnë më lirshëm” tha ai.

Kurse Fejzullah Sopi një tjetër banor tha se ky vend është i paraparë për çerdhe, ambulantë, ose minimarket.”Të gjitha parakushtet janë që kjo pjesë të humanizohet dhe të investohet e mos të mbetet kështu me bërllok e gjësende tjera. AAK-ja është e para që ka intervenuar në këtë pjesë” tha Sopi./rajonipress/