FIDANISHTJA

Kadriu i AAK përkujton masakrën e Llashticës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me rastin e 14 vjetorit të masakrës së Llashtices kryetari i AAK dega në Gjilan Rexhep Kadriu me bashkëpunëtor, ka vendosur kurora lulesh në shenjë përkujtimi për të rënët e kësaj masakre.

Rexhep Kadriu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij nuk ka hezituar për asnjë çast që të marrë rrugën për në varrezat dhe lapidarin e fshatit Llashticë.

Kadriu për dallim prej liderëve tjerë politik ishte ndër të vetmit që së bashku me delegacionin e tij nderoj masakrën e Llashticës e kryer tash e 14 vite më parë.

Kadriu pasi ka vendosur kurora lulesh në lapidarin e dëshmorëve ka bashkëbiseduar me familjet e dëshmorëve dhe me këtë rast u ka premtuar atyre trajtim më dinjitoz për familjet e martirëve.”Të nderosh e përkujtosh familjet e dëshmorëve dhe të punosh që tua përmirësosh mirëqenien atyre është obligim edhe institucional, por edhe kombëtar. Unë do të bëjë përpjekje maksimale që të drejtat e juaja ligjore, që në momente të caktuar ju të ndiheni të barabartë dhe të përkraheni e të keni përparësi në sfera të caktuara” ka shtuar Kadriu.

Hidromorava

Ndryshe në kohë dhe rrethana të ndryshme në Llashticë në prill të vitit 1999, janë vrarë 23 civilë të pafajshëm.

Në Llashticë forcat serbe kanë vrarë në tri periudha civil të pafajshëm. Ushtria dhe policia në mënyrë të organizuar kanë kryer vrasje më 13, 14, 16, 22 dhe 30 prill 1999.

Megjithatë Llashtica e përkujton datën 30 prill si një ditë më të veçantë pasiqë aty ndodhi masakra dhe vrasja e më pas edhe djegia e 13 civilëve të pafajshëm shqiptarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.