RCCOLA

Kadriu i AAK mbulon gropat e rrugës së Pograxhës me beton

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu së bashku me aktivistët e AAK-së as të dielën nuk është ndalur. Ai vullnetarisht ka mbuluar gropat nëpërmes të fshatit Pograxhë të cilat ishin bërë të pakalueshme. Kadriu tha se ka pasur kërkesë të vazhdueshme nga banorët e Pograxhës që të mbulohen këto gropa.

Rexhep Kadriu nuk ka pushuar as të dielën. Së bashku me 30 aktivistë të AAK-së ka marrë pjesë në aksionin për mbulimin e gropave me beton të cilat kanë qenë pengesa serioze tash e disa vite.

Kadriu tha se ky aksion ndonëse simbolik e ka efektin e vet sepse banorët për disa vite i kanë dëmtuar veturat e tyre. “Unë do të jem përherë afër banorëve e sidomos në këtë pjesë të kufirit ku ka edhe lëvizje të shumta. Jam i befasuar me heshtjen e kompanive të kontraktuara të cilat kanë marrë mjete nga buxheti komunal e në akt punët nuk i kanë kryer asnjëherë” tha Kadriu.

UBT

Kadriu tha për rajonipress se me ardhjen në pushtet të AAK-së do të ndryshojë radikalisht për të mirë qasja ndaj fshatrave të mëdha siç është Pograxha.

Edhe Sami Azemi këshilltar komunal nga radhët e AAK-së tha se ky aksion vërtet ka qenë i domosdoshëm sepse gropat ishin bërë të padurueshme dhe dëmtonin veturat. /rajonipress/