ARKATANA

Kadriu i AAK i jep mbështetje Universitetit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Arben Dërmaku kryetar i këshillit themelues të Universitetit të Gjilanit i shoqëruar edhe nga Sabri Tahiri e Flamur Hyseni kanë pritur në një takim pune kreun e AAK-së në Gjilan dhe kandidatin për kryetar komune Rexhep Kadriun. Kadriu ka ofruar mbështetje dhe ka thënë se për Gjilanin është lajmi më mirë hapja e këtij Universiteti.

Rexhep Kadriu së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar të premten në hapësirat e Universitetit të Gjilanit ku për punën e këtij institucioni arsimor e ka informuar Arben Dërmaku kryetar i këshillit themelues të Universitetit të Gjilanit.

Arben Dërmaku ka dhënë një pasqyrë të gjendjes së këtij Universiteti dhe ka thënë se edhe pse me vonesë themelimi i këtij Universiteti është shumë i rëndësishëm për Anamoravën.”Në këtë Universitet të dijes do të ketë vend për të gjithë studentët duke përfshirë këtu edhe ata nga Kosova Lindore dhe studentët e komunave të rajonit” ka thënë Dërmaku.

Dërmaku është shprehur optimist se Universiteti i Gjilanit do të dijë të menaxhojë dhe funksionalizojë anën pedagogjike, intelektuale e dhe tha se çdo përkrahje e liderëve politikë apo mbështetje morale nga ana e tyre është e mirëseardhur.

Mobi Casa

Kurse Rexhep Kadriu kandidatë për kryetar të Gjilanit tha se ndihet mirë që ndodhet në hapësirat e dijes dhe të studimit.”AAK do ta përkrah Universitetin e Gjilanit sepse ky ka qenë një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e këtij regjioni. Ne jemi të interesuar që në këtë Universitet të mbretërojë dija e cilësia” tha Kadriu.

Kadriu ndryshe ka ofruar të gjitha rrugët e bashkëpunimit dhe partneritetit për Universitetin e Gjilanit sepse sipas tij ky Universitet është në fillim të rrugës dhe të punës dhe ka nevojë për përkrahje nga të gjitha grupimet dhe shtresat e shoqërisë.

Si rezultat i mos-përfundimit të punëve teknike brenda objekteve shkollore dhe pritjes së nxjerrjes së tenderit për rregullimin e ambienteve të brendshme nga ana e bordit themelues, kryetari Kadriu ka ofruar për Universitetin e Gjilanit rregullimin e tri klasave mësimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për pranimin e studentëve më 1 tetor. Kjo ndihmë e ofruar e kryetarit Kadriu është mirëpritur nga bordi themelues, të cilët janë shprehur falënderues, ndërsa kanë thënë se kanë qasje të mirë ndaj njerëzve vullnetmirë, prandaj edhe e çmojnë pa masë ndihmën e ofruar nga kryetari Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.