UBT

Kadriu: Heroi ynë Abdullah Tahiri tani e tutje do t`i bëjë roje lirisë së atdheut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të 21-vjetorit të çlirimit e “Ditëve të Lirisë së Gjilanit”, sot zbarkoi i bronztë heroi i kombit, Abdullah Tahiri. Me flamur në dorë e shikim kah Kazerma e Ushtrisë̈ së Kosovës, heroi ynë Abdullah Tahiri tani e tutje do t`i bëjë roje lirisë së atdheut ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

RCCOLA

Data 11 mars i ’81-së, shënon fillimin e përmbysjes të aparatit respresiv serb mbi shqiptarët në Kosovë. Përmbysja e tabakut në menzën e studentëve nga Abdullah Tahiri, jepte mundësinë të dukej dritë në fund të tunelit.

Kosova është këtu falë trimërisë e atdhedashurisë̈, dijës e etjes për lirinë e Kosovës, të Abdullah Tahirit e shokëve të tijë të idealit që sot i janë bashkuar meritueshëm historisë së lavdishme të kombit shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit, Abdullah Tahiri!
Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!