GRANDEMALL

Kadriu: Grantet e BE-së për biznese të vogla dhe të mesme, mundësi për punësim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në organizim të AZHR-Lindje, sot është mbajtur sesioni i parë informues në Gjilan, lidhur me ftesën për propozime për zhvillimin e sektorit privat. Deri më tani rreth 100 aplikantë potencialë ishin të pranishëm në këtë takim dhe kishin mundësinë që të informohen rreth detajeve mbi të gjitha aspektet e procesit deri në aplikim për këtë thirrje për projekt-propozime (grante).

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka shprehu mirënjohjen e tij për rrjetin ARDA dhe në veçanti AZHR-Lindje, për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sektorit privat në komunën e Gjilanit, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë dhe e madhe që u ofrohet bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Është një mundësi e madhe që po u ofrohet bizneseve të vogla dhe të mesme. Shpresojmë që të kemi sa më shumë përfitues të këtyre granteve, që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik njëkohësisht. AZHR dhe mekanizmat e saj mbështetës, janë meritorët e drejtpërdrejtë për këto takime, me qëllim të përgatitjes paraprake të aplikuesve të mundshëm që të kenë sukses. Në mbështetje të kryetarit Haziri, jemi të vendosur që biznesit në Gjilan t`i krijohen kushte dhe lehtësira edhe më të mëdha në ushtrim të veprimtarive të tyre, sepse interesi i përbashkët është zhvillimi dhe punësimi”, ka thënë, ndër të tjerash, në fjalën e tij, nënkryetari Kadriu.

Mobi Casa

Edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ka thënë se kjo është një mbështetje për sektorin privat, që mundësohet nga zyra e BE-së në Kosovë dhe fondet e qytetarëve të BE-së.

“Është fat I madh që kemi një mbështetje të zyrës së BE-së, përmes projekteve me shumë rëndësi në zhvillim ekonomik në Kosovë. Urojmë që sa më shumë biznese nga komuna e Gjilanit të jenë përfitues. Si drejtori, jemi të gatshëm në asistim dhe mbështetje të bizneseve që të jenë përfitues nga këto grante, por një rol ky ka këtu ARDA-ja, me stafin e saj, të cilët tashmë kanë dëshmuar për mbështetjen konkrete të bizneseve të këtij regjioni dhe të Gjilanit në veçanti”, tha drejtori Zuzaku, duke ftuar të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, që të jenë pjesë e këtij programi, në mënyrë që përfitues të jenë sa më shumë qytetarë, përmes punësimeve të reja.

Ndryshe, skema e granteve për zhvillimin e sektorit privat, financohet nga zyra e BE-së në Kosovë, në kuadër të projektit “Mbështetje e Zhvillimit Ekonomik Rajonal në Kosovë” i implementuar nga rrjeti ARDA./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.