Fundamenti

Kadriu: Gjilani tanimë ka adresë, koncepti 100% shtet, numri 119

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ngado që kam shkuar dhe këdo që e kam takuar, me kënaqësi kam thënë një realitet tanimë të dëshmuar; qytetarët e Gjilanit e Anamoravës janë shembulli më i mirë i urtësisë e durimit, kulturës e sportit, inxhinierisë e mjekësisë, janë njerëzit më bujarë. Për dy vite qeverisje unë e desha vendlindjen time, Përlepnicën, e desha Gjilanin e Deçanin, Pejën e Gjakovën, Drenicën e Llapin, Prizrenin e Suharekën, Rahovecin e Kaçanikun, Ferizajin e Mitrovicën, Vitinë e Kamenicën, e desha me shpirtë Gjithë Kosovën sepse su ndala duke punuar.

Ne e deshëm Shkupin sepse përfunduam Autostradën “Arbën Xhaferi”, ne po e dojmë edhe Luginën, sepse po ndërtojmë autostradën “Agim Ramadani”. Ne i kthejmë borxhin Dukagjinit, sepse në pranverë fillojmë ndërtimin e autostradës.
Ne për dy vite në Gjilan investuam 170 milionë euro, dhe kjo përkrahje e madhe që po ndodh në Gjilan e Anamoravë, është dëshmi se ne mbajtëm premtimet dhe ato i tejkaluam shumëfish.

Po përfundojmë zgjerimin e rrugës Gjilan – Ferizaj, Dje nisëm zgjerimin e rrugës për Bujanoc deri në kyçje në Autostradën “Agim Ramadani” tek Bunari i Përlepnicës.
Për 20 ditë fillojmë zgjerimin e rrugës Gjilan – Bresalc, dhe kjo është arsyeja më e fortë pse jemi bashkë për 20 vite me kryeministrin Haradinaj.

Të tjerët ishin 20 vite në parlament, 20 vite në qeverisje, herë PDK e herë LDK, e herë dyjat bashkë, dhe i pyes ata; çka kanë bë për Gjilanin dhe Anamoravën për kaq shumë vite..?

Në programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD për katër vitet e ardhshme, kemi paraparë të ndërtohen 5 diga në nivel vendi, njëra prej tyre i dedikohet Gjilanit për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.

Gjatë këtij mandati, do të përfundojmë Autostradën deri tek Dheu i Bardhë. Do të fillojmë ndërtimin e Unazës së Jashtme të Qytetit të Gjilanit, 30 kilometra e gjatë. Do të fillojmë punimet në ndërtimin e Zonës Ekonomike ku do të gjejnë vend pune 3 mijë të rinj të Gjilanit.

Intelektualët dhe Skifterat, do të gëzohen më së shumti me përfundimin e Stadiumit të qytetit në vitin e ardhshëm.

Me 6 tetor, masovikisht drejt kutive të votimit, dhe mundësisht deri në mesditë ta kryejmë obligimin qytetarë. Nuk jemi të kënaqur veç me fitore, do ta bëjmë edhe bindëse. Kosova bëhet shtet 100% vetëm me kryeministër Ramush Haradinajn.

E kemi dëshmuar se edhe dijmë, edhe duam, edhe përkushtohemi përveç ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit, edhe ta bëjmë shtet të respektueshëm nga jashtë, dhe të zhvilluar nga brenda.
Mobilizohuni për festën e madhe në mbrëmjen e 6 tetorit!
Faleminderit Gjilan!
Rexha 43

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.