UBT

Kadriu: Gjilani po shndërrohet në qytet modern. Ne, premtimet i konsiderojmë kontratë me qytetarët!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Rexhep Kadriu ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës katër korsi nga rrethrrotullimi tek Fabrika e Baterive, në drejtim të Bujanocit, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). Me gjatësi prej afër 3 kilometra, me një kosto prej afër 2 milionë euro, me infrastrukturë të kompletuar si sistemin e kanalizimit atmosferik, trotuare dhe ndriçim.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Uji Dea

Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, morëm pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës katër korsi nga rrethrrotullimi tek Fabrika e Baterive, në drejtim të Bujanocit, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).
Me gjatësi prej afër 3 kilometra, me një kosto prej afër 2 milionë euro, me infrastrukturë të kompletuar si sistemin e kanalizimit atmosferik, trotuare dhe ndriçim.
Gjilani po shndërrohet në qytet modern. Ne, premtimet i konsiderojmë kontratë me qytetarët!