UBT

Kadriu: Gjilani do të ndryshojë pas tre nëntorit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan duke shpërndarë librezat për 50 të rinj që nga sot janë pjesë e AAK-së tha se me fitoren e tre nëntorit Gjilani do të ndryshojë për të mirë duke e stopuar të keqen dhe degradimin që po i bëhet këtij qyteti.

Rexhep Kadriu të shtunën ka shpërndarë librezat për 50 të rinj të cilët nga sot janë pjese e AAK-së. Kadriu edhe në këtë ceremoni ka akuzuar pushtetin komunal se nuk po kujdeset për të rinjtë dhe nevojat e tyre emergjente.

Kadriu tha se me aktivitete e përditshme dhe të shumta po dëshmohet qartë se kjo parti është në shërbim të vazhdueshëm të qytetarit dhe është e gatshme për të marr përgjegjësi për të qeverisur me Gjilanin, bashkë me qytetarët e saj.

Kadriu tha se këtë po e dëshmojmë ç’do ditë , ç’do minutë dhe ç’do herë kur qytetari ynë ka nevojë që ne të jemi afër tij , dhe të jemi në shërbim të tij dhe ai të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe e qeverisjes së vetvetes.

Kadriu tha se prioritet mbi prioritetin AAK e ka rinin e Gjilanit që është perspektiva dhe potenciali zhvillimore i Gjilanit, dhe për këtë kategori ne si AAK kemi programet tona të hartuara në të cilën rinise se Gjilanit tu krijojmë kushte dhe hapësira për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe për të performuar talentët dhe kapacitetet e tyre njerëzore.

Uji Dea

Kadriu tha se në mandatin e tij qeverisës për të rinjtë do të krijojë një qendër rinore, një teatër modern, një kinema, një stadium të qytetit dhe nëpër secilin fshat do të bëjmë nga një mini fushë të sportit etj.

“Se AAK do t`i realizoje këto projekte, qytetari dhe rinia e Gjilanit tani më e kanë besimin e plotë, dhe ketë e dëshmojmë edhe sot me aderimin e 50 të rinjve të Gjilanit që sot i bashkohen AAK . Shfrytëzojë rastin t`i bëjë apel organeve komunale dhe partisë në pushtet që të merren me nevojat e rinis dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit sepse e kanë obligim kushtetues dhe ligjor që të kujdesen për qytetar e sidomos për rinin e shëndoshë që e ka Kosova”.

Kadriu tha se Gjilani me këtë qeverisje çdo ditë po fundoset deri sa këta merren me kandidaturën e kryetarit dhe harrojnë qytetarin e saj.”Ta stopojmë këtë të keqe sa më shpejt që është e mundur” tha Kadriu.

Kurse Fatmir Emini në emër të aderuarve tha se kemi kaluar në AAK sepse pushteti aktual po e fundos të ardhmen e rinisë./rajonipress/