ARKATANA

Kadriu: “Gjilani bike” pjesë e kalendarit të Komunës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Gjilani bike është vlerësuar aktiviteti më i mirë për këtë vit për rininë e Gjilanit, në kuadër të shumë aktiviteteve, por aktiviteti i 16 gushtit ishte një gjithpërfshirje e organizimit të rinisë të cilit iu kanë bashkangjitur shumë qytetarë jo vetëm nga Gjilani por nga gjithë Kosova, me qëllim të vetëdijesimit për përdorimin më të madh të biçikletave dhe krijim të kushteve për çiklistët në komunikacion, u tha në një konferencë për media, të mbajtur sot nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, që shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korça dhe stafi i “Gjilani bike”.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu në fjalën e tij në emër të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se në kuadër të shumë aktiviteteve “Gjilani bike” është më i miri dhe më i madh i organizuar për këtë vit nga rinia gjilanase për vetëdijesim të shoqërisë në përgjithësi, duke i falënderuar edhe mbështetjen nga sponsorët e shumtë.

“Është aktivitet të cilit iu kanë bashkangjitur shumë të rinj e të reja, aktivitet që në hapin e parë iu bashkuam me mbështetje konkrete edhe ne si institucione, shumë donatorë dhe një numër i madh i organizatave rinore. Inkurajojmë që ky aktivitet të vazhdojë edhe në vitet tjera duke u bërë aktivitet tradicional i Gjilanit për lëvizje përpara. Komuna e Gjilanit ka mbështetur këtë aktivitet sepse që në fillim kishte qëllimin e mirë dhe doli në realizim mëse i qëlluar, për vetë faktin që u bashkëngjitën numër shumë i madh i qytetarëve në këtë udhëtim me biçikleta në eksplorim të bukurive natyrore e historike të Gjilanit”, tha nënkryetari Kadriu.

Ai ka thënë se së bashku me drejtorinë e Urbanizmit dhe atë të Shërbimeve Publike, janë duke punuar që infrastruktura publike, kushtet, shenjëzimi dhe parkingjet për biçikleta të krijohen në mënyrë që qarkullimi të standardizohet për çiklistë, sikur që ka njoftuar se planifikimet e të gjitha rrugëve të reja pos shumë standardeve kanë edhe standardin e rregullimit të komunikacionit edhe për biçikleta.

ARKATANA

Ndërsa, Genc Mustafa, në emër të “Gjilani bike”, ka falënderuar Komunën e Gjilanit, donatorët e mbi të gjithë të rinjtë e shumtë që u përfshinë në aktivitetin e promovimit dhe vetëdijesimit në përdorimin e biçikletave.
“Gjilani bike”, është aktiviteti që neve të rinjve na shtynë të punojmë edhe më shumë dhe më fuqishëm me rininë, sepse mund të bëhen punë të mira dhe të rëndësishme për shoqërinë falë iniciativave të mira. Vullneti i Komunës shihet që në fillim duke nisur punën nga shenjëzimi, intervenimi në infrastrukturë – ulje të trotuareve, e deri tek krijimi i parkingjeve falas për çiklistë”, tha Mustafa, duke shtuar se stafi janë të kënaqur me aktivitetin dy mujor, që nisi nga vetëdijesimi, bashkëbisedimi dhe promovimi i çiklizmit, për të përfunduar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve anë e këndë Kosovës, në udhëtimin drejt Kalasë së Pogragjës.

Tashmë kryetari Haziri, ka kohë që përdorën biçikletën e tij për të përshkuar rrugën nga shtëpia në punë duke mënjanuar përdorimin e veturës zyrtare.
Ndryshe sot në mënyrë simbolike është promovuar parkingu për biçikleta së pari para zyrës së kryetarit, për të vazhduar në pjesë tjera në qytet në hapësirën publike, pastaj nëpër oborret e shkollave të Gjilanit, qendrat tregtare etj.

Poashtu është bërë ndarja e mirënjohjeve për donatorët më të mëdhenj të këtij aktiviteti siç është fabrika e biçikletave “Albimi”, Grande Kalabria etj./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.