Fundamenti

Kadriu: Gjilanasit po i besojnë AAK-së dhe kandidatit të saj

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Rexhep Kadriu ka thënë se kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që ai do ta vizitojë Pogragjën dhe do të takohet me banorët. Bashkë kemi kaluar një fazë të gjatë dhe do të jemi me ju deri në realizimin e të gjitha kërkesave. Kemi nisur qysh me rritjen e strukturës, shtimin e numrit të nëndegëve dhe kemi larguar disponimin negativ që qytetarët kanë pasur për pushtetin aktual, duke i bërë ata të besojnë në Aleancën. Gjatë këtyre gjashtë muajve, unë jam marrë me qytetarin, me kërkesat e qytetarit dhe me nevojat e tyre dhe e kemi dëshmuar që nuk e japim fjalën kot, por veprojmë dhe realizojmë, ka thënë Kadriu.

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit njëherit kryetar i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka mbajtur tubimin e dytë me nëndegë në kuadër të fushatës elektorale, duke u pritur masovikisht nga anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Aleancës në Pogragjë.

Nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, ka thënë se angazhimi i kryetarit Rexhep Kadriu po vërehet, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’ia vazhdojnë punën më 3 nëntor.

“Rexhep Kadriu po i kryen punët që kanë qenë obligim i kryetarit të tanishëm të komunës. Nuk po bënë premtime të kota, por po punon për t`i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit. Nuk po premton hekurudhë në Pogragjë, as liberalizim vizash as integrim evropian, por i ka prioritet çështjet më bazike të cilat duhet t`i zgjidhë një shtet i shëndoshë, për të qenë i gatshëm të integrohet dhe të flasë për liberalizimin e vizave”, ka thënë Isufi.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Rexhep Kadriu ka thënë se kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që ai do ta vizitojë Pogragjën dhe do të takohet me banorët. “Bashkë kemi kaluar një fazë të gjatë dhe do të jemi me ju deri në realizimin e të gjitha kërkesave. Kemi nisur qysh me rritjen e strukturës, shtimin e numrit të nëndegëve dhe kemi larguar disponimin negativ që qytetarët kanë pasur për pushtetin aktual, duke i bërë ata të besojnë në Aleancën. Gjatë këtyre gjashtë muajve, unë jam marrë me qytetarin, me kërkesat e qytetarit dhe me nevojat e tyre dhe e kemi dëshmuar që nuk e japim fjalën kot, por veprojmë dhe realizojmë”, ka thënë Kadriu.

Para të pranishmëve kanë folur edhe kandidatët për këshilltarë komunal të cilët vijnë nga Pogragja, bartësi i listës Selami Xhemaili dhe Sami Azemi, të cilët kanë kërkuar mbështetjen e bashkëvendësve të tyre për kryetarin Kadriu dhe numrin 62.

Kadriu, në këtë takim është shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunal dhe një pjesë e strukturës së Aleancës dhe Aleancës së të Rinjve, të cilët mbështesin dhe i bëjnë thirrje qytetarëve që të përkrahin atë që punon dhe po i ndihmon ata thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/