Kadriu: Garë e ngushtë dhe e paparashikueshme për të parin e Gjilanit

Gjilan – Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu dhe kandidatë për kryetar të Gjilanit nuk dëshiron të japi prognoza të ngutshme rreth fituesit për zgjedhjet e tre nëntorit. Kadriu për rajonipress thotë se gara do të jetë e ngushtë dhe e paparashikueshme , andaj edhe fituesi është problem të dihet.
Rexhep Kadriu me punën e tij të vazhdueshme në teren që ka bërë për 6 muaj dhe me kontaktet dhe projektet që ka realizuar në dobi të qytetarëve ka sfiduar jo vetëm pushtetin komunal, por edhe të gjitha partitë politike që synojnë postin e të parit të komunës.
Kadriu ka instaluar një marketing shumë pozitivë për punën e tij që ka bërë dhe mbetet kandidati më sfidues për të gjithë rivalët e tij.
Kadriu për rajonipress është i matur dhe i kujdesshëm kur flet për rezultatin final të 3 nëntorit.”Gara është e paparashikueshme dhe fituesi është problem të dihet. Gara mendoj se është jashtëzakonisht e ngushtë edhe pse unë vazhdimisht kam punuar në teren dhe jam në kontakt me qytetarët nga të cilët kam marrë përkrahje maksimale” tha Kadriu.
Kadriu tha se për një periudhën 6 mujore ka arritur të realizojë disa projekte të dobishme dhe nga ky prizëm mendon se do të jetë edhe më i votuari më 3 nëntor.”Unë besoj se qytetari i Gjilanit e ka të qartë se kush është njeriu i duhur dhe më i përgatituri për të udhëhequr me ta. Deri tani jemi dëshmuar me punë e me projekte konkrete se dimë të menaxhojmë dhe të sfidojmë të gjitha hallet e qytetit të Gjilanit. Si AAK dhe unë si kandidatë i saj po mundohemi të servojmë para qytetarëve një model bashkëkohor të qeverisjes sepse Gjilani ka nevojë për një kryetar energjik dhe që nuk ndalet duke punuar” tha Kadriu. /rajonipress/