FIDANISHTJA

Kadriu: Është koha të sjellim ndryshime për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kemi pritur dhe kemi toleruar mjaft, tani është koha që të mos tolerojmë më duke i dhënë mundësinë çdo kujt të marrë udhëheqjen e qytetit tonë. Është koha të sjellim ndryshime, është koha të mendojmë për të mirën e secilit nga, është koha të punojmë dhe të ecim përpara. Ky është qëllimi i Aleancës dhe i imi, që me punë të arrijmë aty ku është dashur të ishim kohë më parë, e mos të ngecim siç kemi ngecur deri tani, ka thënë Rexhep Kadriu.

Pasditen e së enjtes, kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, është takuar me banorë të nëndegëve Qendra I, II, IV dhe VII, në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko”.

Qytetarë të shumtë, të shoqëruar edhe me anëtarë të strukturës së AAK-së kanë pritur Kadriun, për të dëgjuar për programin e tij dhe prioritetet që ai ka për një pjesë të Qendrës.

UBT

Kadriu, para të pranishmëve ka shpalosur vizionin e tij për Gjilanin, duke folur për plane dhe projekte konkrete që ai pritet t`i realizojë qysh me marrjen e mandatit si kryetar komune.“Kemi pritur dhe kemi toleruar mjaft, tani është koha që të mos tolerojmë më duke i dhënë mundësinë çdo kujt të marrë udhëheqjen e qytetit tonë. Është koha të sjellim ndryshime, është koha të mendojmë për të mirën e secilit nga, është koha të punojmë dhe të ecim përpara. Ky është qëllimi i Aleancës dhe i imi, që me punë të arrijmë aty ku është dashur të ishim kohë më parë, e mos të ngecim siç kemi ngecur deri tani”, ka thënë Kadriu.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 62, sepse Aleanca është e përkushtuar të punojë për qytetarin e Gjilanit dhe këtë do ta bëjë. Kjo është dëshmuar me realizimin e mëse 30 projekteve deri më tani si dhe me përbërjen e një ekipi të fitores, ekip që premton mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe respektim të së drejtës së tyre.

Kryetari Kadriu në tubimin me disa nëndegë të Qendrës, është shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili, nënkryetari i degës së AAK-së në Gjilan Nijazi Miftari, kryetari i LDD-së në Gjilan Jashar Ramadani si dhe kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e koalicionit AAK-LDD thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.