ARKATANA

Kadriu: E shtuna dhe e diela duhet të jenë pushim në sektorin privat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lëvizja “Vatra” kërkon që asambleistët e Kuvendit të aprovojnë vendimin me të cilin e shtuna dhe e diela të jenë pushim për punëtorët në sektorin privat! Të dielave dhe të shtunave duhet të jetë pushim në sektorin privat në Gjilan, që është e drejtë elementare e punëtorëve në gjithë Bashkësinë Europiane thotë Kushtrim Kadriu.

ARKATANA

“Është papërgjegjësi për pushtetin si ndodhi që nga asambleistët e Kuvendit kjo pikë të shtyhet për ndonjë seancë tjetër. Këtyre nuk iu intereson për punëtorin, pasi vetë nuk kanë punuar kurrë dhe nuk e dijnë çka është puna, kurse vetë, e me babë e babagjysh kanë qenë dhe janë gjithnjë në punë të shtetit e në institucione, ku ka komoditet e zotërillëk, larg punës e angazhimit. Të tjerë të tillë kanë firma e biznese që pas lufte, e qe besa disa edhe para lufte tok me këta kojshitë me të cilët u ndamë! Ky është keqpërdorim i rëndë i klasës punëtore dhe të nëpërkëmbur gjithnjë nga padronët, dje të huajtë pushtues, e tani nga tanët, njësoj! Kjo seancë duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se ne Lëvizja “Vatra” bashkë me asambleistët shumë do të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat por edhe të të gjithë punëtorëve poshtë shoqërisë e të cilët janë themeli” ka thënë Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.