Eko Higjiena

Kadriu: E meritojë të qeverisë me Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qëllimi im kryesor ka qenë t`i ndihmojë qytetarët pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik. Unë kam dashur që të ofrojë dëshmi tek ju, se e meritojë të qeverisë me Gjilanin dhe gjithë këta muaj kam punuar vetëm për t’iu dalë në ndihmë, për t`i ndihmuar ata që ky pushtet aktual nuk i ka ndihmuar asnjëherë, ka thënë Rexhep Kadriu.

Qytetarë të shumtë dhe simpatizantë të Qendra III, mbrëmë kanë pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu, në tubimin e organizuar në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko”.

Koordinatori i këtij regjioni Muhamet Kastrati si dhe kryetari i nëndegës së AAK-së në Qendra III Shkëlqim Salihu, i kanë bërë thirrje bashkëqytetarëve të tyre, që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun për kryetar të komunës, ndërsa kanë prezantuar para të pranishmëve edhe kandidatët për këshilltarë komunal që vijnë nga kjo pjesë, Mumin Sermaxhaj dhe Rita Berisha-Demiri.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, ka folur për objektivat e tij qysh me marrjen e detyrës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar për të arritur deri këtu ku është sot.

ARKATANA

“Qëllimi im kryesor ka qenë t`i ndihmojë qytetarët pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik. Unë kam dashur që të ofrojë dëshmi tek ju, se e meritojë të qeverisë me Gjilanin dhe gjithë këta muaj kam punuar vetëm për t’iu dalë në ndihmë, për t`i ndihmuar ata që ky pushtet aktual nuk i ka ndihmuar asnjëherë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai ka thënë se ka dashur të jetë shembull se si një kryetar duhet të punojë, se si një kryetar duhet të jetë afër qytetarit, e jo të nënshkruaj marrëveshje nëpër kafiteri apo hotele.

Kryetari Kadriu para të pranishmëve ka paraqitur edhe prioritetet për Qendrën, për të cilat ka thënë se do të fillojnë të realizohen qysh me marrjen e mandatit të tij.

Ndërsa sikurse edhe në tubimet e tjera, është shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili dhe kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e koalicionit AAK-LDD thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.