RCCOLA

Kadriu e Haradinaj premtojnë lehtësira për mërgimtarët

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – AAK po punon në krijimin e lehtësirave për ju, ne po punojmë që çdo qytetarë, duke përfshirë edhe mërgimtarët të ketë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka thënë Rexhep Kadriu.

Rexhep Kadriu i shoqëruar edhe nga Ramush Haradinaj kanë takuar një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve, të cilit kishin ardhur të ndanin shqetësimet dhe hallet e tyre.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i dëshiroi mirëseardhje bashkatdhetarëve dhe të gjithë të pranishmëve, ndërsa i falënderoi në veçanti bashkatdhetarët, për kontributin e tyre në ndërtimin e pavarësisë së Kosovës.
“AAK po punon në krijimin e lehtësirave për ju, ne po punojmë që çdo qytetarë, duke përfshirë edhe mërgimtarët të ketë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, tha kryetari Kadriu.

Sipas tij AAK në Gjilan, po punon në hartimin e programeve qeverisëse për Gjilanin dhe diasporën, po punon që të gjejmë zgjidhje për të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët sapo ata vijnë në Kosovë, po punojmë që të ketë qasje serioze ndaj kërkesave tuaja ka shtuar më tej Kadriu.

Ndërkaq, ai ka thënë se me ardhjen e AAK-së në pushtet, në Gjilan do të hapet një zyre e veçantë dedikuar diasporës, zyre kjo e cila do të ofrojë mundësi që mos të pritet në radhë nëpër sportele për shërbime të ndryshme.
“Gjilani ka mbetur mbrapa me zhvillim, prandaj është koha për ndryshime dhe jeni ju ata që më 3 nëntor të zgjidhni më të mirin”, ka thënë në fund Kadriu.

UBT

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i nderuar të jetë bashkë me mërgimtarët qytetarë të këtij vendi.“Ne po shohim se zhvillimet e brendshme qeverisëse nuk janë aspak të mira dhe kjo nuk po ndodhë sepse nuk kemi kushte, apo sepse jemi vend i varfër, por sepse po mungojnë aftësitë menaxhuese dhe qeverisëse”, ka thënë kryetari Haradinaj.

“Duhet të planifikohet, por nuk duhet humbur kohë me planifikime. Koha duhet shfrytëzuar për të vepruar dhe për ti kthyer ato planifikime në reale. Ju qytetarë të Gjilanit, e keni mundësinë ta ndërroni këtë gjendje. Me Rexhep Kadriun, Gjilani do të gëzojë një qeverisje ashtu siç e duam të gjithë ne”, ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi një fjalë rasti mbajti edhe këshilltari i Ramush Haradinaj, gjenerali Steven Schook, i cili gjilanasve i përcolli një mesazh.
“Kosova ndodhet në një udhëkryq dhe në bazë të situatës që mbretëron, mund të konsiderohet me një “burg”. Nuk ka liberalizim të vizave si dhe ka mungesë të investime private, në bazë të së cilave krijohen vende pune. Por megjithatë, janë dy gjëra që duhet kuptuar: që për të pasur investime private duhet të ketë një qeveri të pakorruptuar dhe një shtet që me rend dhe ligj mbron parat e investitorëve privatë. Një situatë e tillë nuk ekziston as në Gjilan dhe as në nivel qendror. Por, zgjidhjen për këto mund ta ofrojnë dy njerëz që janë ulur në këtë tavolinë sonte. Njëri është Rexhep Kadriu, biznesmen, i pakorruptuar dhe me vizion, i cili mund të krijojë kushte për vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik në komunën e Gjilanit dhe tjetri është Ramush Haradinaj, i cili mund ti zgjidhë problemet nacionale. Sepse këtu nuk ka të bëjë me atë a ju pëlqen juve apo jo, por ka të bëjë me dëshirën e madhe të secilit nga ju për zhvillim,e nëse doni të dilni nga burgu, të keni liberalizim vizash dhe investime private, atëherë mbështetuni në Rexhep Kadriun dhe Ramush Haradinaj”, ka thënë Schook.

Në këtë takim me mërgimtarët, është zhvilluar debat i hapur, ku janë diskutuar dhe marrë parasysh kërkesat e secilit qytetarë, duke i bashkëndarë ato edhe me kryetarin Kadriu dhe kryetarin Haradinaj./rajonipress/