Kadriu e dorëzon veturën zyrtare, fushatën e bënë me veturën e tij private

Sot, kam bërë dorëzimin e veturës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). Tani jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bëjë me veturën time private ka shkruar Rexhep Kadriu.
Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë ka thënë Kadriu./rajonipress/