Mobi Casa

Kadriu: E diela e fitores për AAK do të vije së shpejti

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – E gjithë sakrifica dhe mundi i Aleancës për qytetarin, do të kurorëzohet me fitore në 3 nëntor. Prandaj, të punojmë edhe gjatë këtyre pak ditëve që na kanë mbetur sepse e diela e fitores kur do të festojmë së bashku do të vije shumë shpejtë. Ne nuk premtojmë pista aeroporti, as hekurudha, por i përmbushim kërkesat elementare të qytetarit, si dritat, rrugët, ambient të pastër, obligime këto primare të komunës së Gjilanit. Ajo çfarë do të ndodhë me mua dhe Aleancën, është se me 3 nëntor qytetarët do të na mundësojnë vazhdimin e punës ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës, Rexhep Kadriu mbrëmjen e së shtunës është pritur nga kryetarët e nëndegëve të Dardanisë, në zyrën e re të AAK-së në këtë lagje.

Enish Shurdhani, Nexhat Musliu, Mimoza Klaiqi dhe Antigona Keka, katër kryetarët e lagjes së quajtur bastion i AAK-së, bashkë me anëtarë të strukturës, kanë pritur kryetarin Kadriu, i cili është shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi dhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemajli.

Kadriu ka thënë se do të jetë vizitori më i shpeshtë i kësaj zyre, sepse është një lagje që premton shumë në të ardhmen. “E gjithë sakrifica dhe mundi i Aleancës për qytetarin, do të kurorëzohet me fitore në 3 nëntor. Prandaj, të punojmë edhe gjatë këtyre pak ditëve që na kanë mbetur sepse e diela e fitores kur do të festojmë së bashku do të vije shumë shpejtë. Ne nuk premtojmë pista aeroporti, as hekurudha, por i përmbushim kërkesat elementare të qytetarit, si dritat, rrugët, ambient të pastër, obligime këto primare të komunës së Gjilanit. Ajo çfarë do të ndodhë me mua dhe Aleancën, është se me 3 nëntor qytetarët do të na mundësojnë vazhdimin e punës”, ka thënë kryetari Kadriu.

Eco Higjiena

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel Qendror, ka thënë se nuk ka humbje, por ka vetëm fitore. “Ne nuk duhet të mendojmë asgjë tjetër, pos fitores, sepse tani jemi dëshmitarë të një kohe të zhvillimit pozitiv të njerëzve që mendojnë për këtë vend. Kryetari Kadriu është shembull i punës praktike dhe veprimit, njeriu që ka tejkaluar çdo parashikim pozitiv dhe ai që do ta dërgojë Aleancën në Gjilan drejt fitores”, ka thënë Isufi.

Gjithashtu, ka folur edhe nënkryetarja e Degës si dhe kandidatja për këshilltare komunale Mevlyde Zejnullahu, e cila tha se është koha të fillojmë të punojmë së bashku sepse kemi me çfarë të krenohemi, kemi rezultate të punës dhe arsye pse të kërkojmë përkrahjen e qytetarëve të Gjilanit.

Ky takim i kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu me nëndegët në Dardani, ka ardhur si rezultat i angazhimit të madh që këto nëndegë bëjnë, me ç’rast mbrëmë kanë hapur edhe zyrën e AAK-së në këtë lagje.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Basri Zejnullahu anëtar i kryesisë së Degës si dhe Labinot Hyseni, kryetar i Aleancës së të Rinjve në Gjilan./rajonipress/