FITORJA

Kadriu e Bunjaku Rexhepi u takuan me përfaqësues të KFOR-it turk

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, kanë pritur sot një delegacion të KFOR-it turk, në krye me Lejtnantin e parë Sadik Ozsensoy.

Në këtë takim mes dy palëve, u fol për gjendjen e sigurisë në Komunën e Gjilanit, që u vlerësua të jetë e mirë si dhe për forcimin e bashkëpunimit me qeverinë turke.

Hidromorava

“Marrëdhëniet tona me popullin turk janë vëllazërore. Bashkëpunimi është shumë i mirë edhe me komunitetin turk në Gjilan dhe ju konfirmoj se do t’i ndihmojmë për t’ua zgjidhur problemet e tyre. Së bashku me kryetarin Haziri ia kemi sjellë një frymë të re qeverisjes së Gjilanit në të mirë të të gjithë qytetarëve”, është shprehur me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.

Nga ana tjetër, Lejtnanti i parë Sadik Ozsensoy ka falënderuar Kadriun dhe Bunjakun Rexhepi për pritjen, ndërsa ka konfirmuar se do të ketë bashkëpunim të mirë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.