RCCOLA

Kadriu: Do t`i heqim taksat për Luginën, do të përfitoj tërë rajoni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sejdullah Kadriu tha se Gjilani duhet të ketë vend meritor në nivel vendi dhe të arrijë zhvillim ekonomik, ujë të pijshëm në çdo cep dhe administratë efikase.

Lëvizja Vatra e ka hapur zyrtarisht fushatën të dielën në Gjilan. Sejdullah Kadriu kandidat për kryetar tha se në Gjilan nuk ka pasur zhvillim, andaj Lëvizja Vatra i hyri i garës dhe beson fort se do të fitojë. “Kemi programin më të mirë e më të realizueshëm. Do të ndalim korrupsionin me çdo kusht, zhvillim ekonomik, ligjshmëri, ndarje të kompetencave e menaxhim të mirë të buxhetit”.

Kadriu tha se Gjilani duhet të ketë vend meritor në nivel vendi dhe të arrijë zhvillim ekonomik, ujë të pijshëm në çdo cep dhe administratë efikase, raporton rajonipress.

Ai premtoi edhe shërbime të njëjta për të gjithë e të shpejta dhe jo diskriminim të qytetarëve. “Ne nuk bëjmë fushatë me çmime marramendëse, por punët do t’i bëjmë të mëdha për qytetarët e Gjilanit. Do t’i lidhim komunat e rajonit dhe do të realizojmë shumë projekte në të dy anët e kufirit dhe nga to do të përfitojnë rreth 400 mijë banorë e do t’i bëjmë me nënshtetësi ata që nuk e kanë tash e 14 vite”, ka thënë Kadriu.

Uji Dea

Kadriu e quajti absurde që shqiptarët në atdheun e tyre të mos kenë dokumente identifikimi. Kadriu, tha se do t’i heqin edhe taksat që janë për banorët e Luginës.

Kurse Fatmir Arifi, sekretar i Vatrës, tha se u bënë pjesë e proceseve politike me qëllim që të bëhet mirë për Anamoravën e Luginën e Preshevës, për një angazhim të përbashkët për të fituar betejën. “Kemi besim të patundur në këtë drejtim. Kërkojmë që të mbështet vizioni i Lëvizjes Vatra dhe që të mos humbet besimi për një të ardhme më të mirë”.

Ai shpalosi vizionin në dy plane, në atë rajonal me Gjilanin si kryeqendër edhe e komunave në Luginë e pjesë të Maqedonisë dhe në planin lokal në funksionimin e institucioneve komunale, derisa janë prezantuar kandidatët për asamble komunale./rajonipress/