ARKATANA

Kadriu: Do të jem model për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vet fakti se kam ndarë 50 mijë euro mjete të djersës sime dhe familjes sime tregon qartë se kandidatura ime është serioze derisa vizoni im është që Gjilani të ketë një qeverisje të ndershme dhe profesionale. Rexhep Kadriu thotë se kandidatura e vetme zyrtare e deritanishme në Gjilan është ajo nga AAK-ja, derisa partitë tjera kanë probleme të brendshme.

Jo vetëm aksionet e fundit që ka ndërmarrë për tua rregulluar infrastrukturën disa lagjeve e fshatrave të Gjilanit e kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjilanas, por aktualisht kandidatura e Rexhep Kadriut për kryetar të Gjilanit është e vetmja kandidaturë zyrtare.

Rexhep Kadriu kryetar i degës së AAK-së dhe i nominuar zyrtarisht për kryetar të Gjilanit për rajonipress thotë se ai është i vetmi kandidatë zyrtarë aktualisht për kryetar të Gjilanit, derisa partitë tjera si PDK e LDK kanë probleme të brendshme.”Partitë tjera çdo ditë po provokojnë dhe po e masin pulsin e publikut. Tek e fundit mua pak më interesojnë problemet e partive tjera, por kjo tregon se sa ato janë serioze karshi elektoratit. PDK-ja ka gashtë muaj që ende nuk ka arritur të caktojë kryetarin e degës e lëre më kandidatin për kryetar të Gjilanit. Edhe LDK-ja ka probleme serioze të brendshme dhe ka mungesë të reformave, derisa AAK-ja procesin zgjedhor e ka kryer pa probleme” tha Kadriu.

Kandidati për kryetar të Gjilanit tha se kandidatura e tij dallon nga të tjerat sepse ai është i përkushtuar për qytetarin e Gjilanit dhe ve qytetin.”Unë dallojë nga të tjerët sepse po investojë nga djersa ime dhe kontributi im familjar. Deri tani kam ndarë mbi 50 mijë euro mjete të mija për të rregulluar lagje e rrugë nëpër fshatra. Ky investim imi tregon dhe është tregues që AAK-së duhet t`i jepet rasti sepse Gjilani që nga pas lufta i ka provuar disa “çorba” të udhëheqjes si të LDK-së ashtu edhe të PDK-së, ku është ndarë keq, sidomos me këtë të fundit”.

KKVITI

Kadriu tha se Gjilani duhet t`i besojë kandidaturës së tij. “Investimet e tanishme nuk janë të rastësishme sepse unë kam investuar edhe më herët dhe kam ndihmuar të gjitha kategoritë duke filluar nga lufta, rastet skamnore, kulturën sportin “etj.

Kadriu i ka quajtur qesharake deklaratë e zyrtarëve komunal se me investimet e tij po ndërhynë në infrastrukturën komunale dhe po bënë vepër penale.”Ka dy javë që kam kërkuar zyrtarisht nga komuna një leje për të rregulluar një rrugë e cila është e shkatërruar tërësisht dhe ende s`kam marrë leje. Me këto investime dhe me aksionet e fundit unë dua të jem model për Gjilanin” tha ai.

Kadriu thotë se nuk është kundër komunës me këto investime e as kundër Qemajl Mustafës. “Ka punë të mira që ka bërë Qemajl Mustafa dhe unë e admirojë , por ka edhe punë tjera që nuk kanë mundur të kryhen. Kam parë se në disa fshatra janë investuar miliona, e ka fshat që nuk është investuar asnjë cent për çka mendoj se këtu janë bërë shkelje dhe anashkalime të investimeve” tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: