ARKATANA

Kadriu: Do të bashkëpunojmë me të gjithë mekanizmat për parandalimin e dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është mbajtur takimi i radhës i mekanizimit koordinues kundër dhunës në familje, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha institucionet relevante të shtetit me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar.

I pranishëm në këtë takim ishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, përfaqësues organizata “Un Women”, zyrtare për barazi gjinore, policia e prokuroria.
Nënkryetari Kadriu tha gjatë fjalës së tij se Komuna e Gjilanit e ka vullnetin e mirë për t‘u koordinuar me të gjitha nivelet që të parandalohet dhuna në familje.

“Komuna e Gjilanit do të përkrah gjithmonë iniciativat e tilla për koordinim të punëve në nivel lokal. Po ju informoj se me iniciativë të kryetarit Haziri, është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit prej kryetarëve të 11 komunave për mbështetje për strehimoren “Liria”. Komuna në krye me kryetarin Haziri e ka vullnetin e mirë për bashkëpunim në mënyrë që të parandalohet dhuna në familje”, tha nënkryetari Kadriu.

Eco Higjiena

Tahire Haxholli nga Policia e Kosovës theksoi aty ku ka dhunë nuk ka familje të shëndoshë, e po ashtu nuk ka shoqëri e shtet të shëndoshë.

Ajo tha se të gjithë së bashku e kanë obligim për të marrë masa në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.

Në këtë takim u tha nga të pranishmit se në trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje duhet të funksionojnë institucionet relevante në mënyrë zingjirore, duke filluar nga agjencia për barazi gjinore, grupi koordinues ndërministror, prokuroria, gjykatat, policia, MASHT, MSH MPMS, strehimoret etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.