Hidromorava

Kadriu: Do sjell menaxher të vërtet në qeverisje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion i AAK-së në Gjilan i përbërë nga kryetari Rexhep Kadriu, nënkryetari i parë Selami Xhemaili, nënkryetarja Mevlyde Zejnullahu dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, gjatë ditës së marte kanë vizituar kompaninë “Hidromorava” në Gjilan.

Delegacioni i AAK-së është pritur nga kryeshefja ekzekutive Murvete Hoti, shefi për financa Xhelal Shabani si dhe shefi i operativës Mumin Morina, me të cilët është diskutuar gjendja në Hidromoravë.

Kryetari Kadriu ka thënë se ai nuk dinë të flasë shumë, por dinë të punojë, prandaj edhe po punon për një ndryshim në ardhjen e menaxherëve të vërtetë. Kryetari Kadriu ka dashur të dijë më shumë rreth kapaciteteve të prodhimit dhe konsumit ditorë dhe sa janë rezervat e ujit.

Kryeshefja ekzekutive Myrvete Hoti ka thënë se të gjithë e kanë një plan-program politik, në të cilin parashihen plane se si te stabilizohet gjendja. Ajo ka thënë se situata është shumë e keqe, ndërsa përgjegjësia e vogël.

FITORJA

Ndërkaq, Xhelal Shabani ka thënë se sa i përket prodhimit, prodhim ka aq sa ka kërkesë. Ai ka thënë se ka pasur investime si në kualitet si në ndërrimin e gypave, ndërsa i është kushtuar rëndësi e madhe kualitetit të prodhimit.

Sipas Shabanit, performanca e kompanisë është shumë më e mirë se vitin e kaluar, kjo ka të bëjë edhe me aspektin financiar.

Kërkesa për këtë takim pune ka ardhur nga kryetari i AAK-së Rexhep Kadriu, i cili ka dashur të njihet nga afër me gjendjen në të cilën gjendet kompania “Hidromorava”, thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.