Kadriu dinë edhe të zbukurojë qytetin e Gjilanit

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe kandidatë për kryetar të Gjilanit të shtunën ka marrë pjesë me aktivistët e tij në humanizimin, pastrimin dhe gjelbërimin e një parku tek shkolla “Abaz Ajeti”. Kadriu tha se iniciativa të tilla ku zbukurohet qyteti do të ketë edhe në të ardhmen.
Kadriu është i pandalshëm dhe i palodhur. Ai edhe të shtunën ka dalur në aksion për të pastruar një hapësirë të bërllokut e vendosur përgjatë shkollës fillore “Abaz Ajeti”.
Kadriu me këtë aksion synon që atë pjesë rreth 300 metra ta humanizojë, pastrojë, gjelbërojë dhe të vendos edhe ulëse për qytetarët. “Unë nuk do të ndalem së punuari dhe me këso shembujsh jam i përkushtuar që qytetarëve gjilanas tu tregojë se me pak mjete financiare mund të bëhet shumë punë” tha Kadriu.
Edhe banorët e lagjes “Arbëria” dhe ata që ndodhen përgjatë shkollës “Abaz Ajeti” e kanë mirëpritur aksionin e Kadriut. Agimi një banor i kësaj lagjeje tha se ka vite që kjo pjesë nuk është pastruar asnjëherë.”Kadriu i AAK-së po tregon një shembull të veçantë sesi paraja duhet të shpenzohet drejtë dhe sigurt” tha Agimi.
Ndryshe Kadriu tha se aksione të tilla ku zbukurohet qyteti dhe hapësirat gjelbëruese do të ketë edhe në të ardhmen./rajonipress/