Kadriu: Borxhe, borxhe, borxhe, ke dashtë m’u ba kryetar, gjej zgjidhje

Gjilan – Jemi lodhur prej politikanëve që s’bëjnë gjë e veç ankohen. Si Gjilan, jemi lodhur prej udhëheqësve duke na thënë se komuna ka borxhe. Ishte Qemaji, borxhe, erdhi Luta: borxhe, borxhe, borxhe. Përkundër ankesave të tyre, të dytë, megjithatë punuan, nuk ndejën duarkryq. Nuk jam pajtuar me kualitetin e punëve dhe me vonesat në kryerjet e tyre, por punë bëhej. Tash, edhe ky i tanishmi ia ka nisë po këngës së vjetër: borxhe, borxhe, borxhe. Allahile mos na lodh! Leji ankesat, përvili mëngët dhe gjej zgjidhje ka shkruar Kushtrim Kadriu.
“Grahi punës se për atë je zgjedhë kryetar! Ankesa shërben për me iu ikë punëve. Ankesat janë për dembelët. Ke dashtë m’u ba kryetar, gjej zgjidhje. Nëse nuk di, të mësojmë ne. Nëse nuk do, atëherë ec ka shpija se s’je për këtë punë” ka shkruar Kadriu./rajonipress/