RCCOLA

Kadriu: Bllokimi i xhirollogarisë bankare akt i dhunshëm dhe kundërligjor

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se vendimi i drejtorisë për buxhet dhe financa që tua bllokojë mësimdhënësve dhe shërbyesve civil xhirollogaritë bankare për të inkasuar borxhin e tatimit në pronë të viteve 2003/2012 është akt i dhunshëm dhe kundërligjor.

Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu është befasuar me deklaratat e Nuhi Nuhiut drejtor për buxhet dhe financa se deri më 5 maj është afati i fundit kur mësuesit gjilanas duhet të paguajnë të gjithë borxhin e tatimit në pronë për vitet 2003/2012.

Kadriu tha për rajonipress se ky vendim që tu bllokohet xhirollogaria mësimdhënësve dhe shërbyesve civil është akt i dhunshëm dhe kundërligjor.”Vetëm me vendim të Gjykatës mund t`i bllokohet dikujt xhirollogaria sepse nuk janë shterur të gjitha rrugët për të ndërmarrë këtë hap të fundit dhe ekstrem” tha Kadriu.

Uji Dea

Kadriu tha se para se të shkohet me këtë akt të dhunshëm dhe gjithsesi kundërligjor institucionet komunale dhe në veçanti sektori i tatimit në pronë do të duhej të merreshin me vetëdijesimin e qytetarëve rreth pagesës së tatimit në pronë.”Unë mendoj se së pari duhet një kampanjë e fuqishme për tua sqaruar qytetarëve arsyen e pagesës së tatimit në pronë e cila është forma e vetme institucionale ku qytetarët mund të përfitojnë nga projektet e këtyre të hyrave”.

Kadriu tha se realisht komuna i ka sjellur para aktit të kryer mësimdhënësit të cilët tani për 9 vite duhet të paguajnë një borxh që s`ka pasur mekanizma tjerë komuna për tua marrë.”AAK mendon se ky borxh duhet të rregullohet përmes kësteve dhe marrëveshjeve e jo me dhunë. Andaj AAK kërkon që ky afat të shtyhet në mënyrë që mos të pësojnë mësuesit të cilët e kanë të vetmen pagë bazë. Është akt edhe antihuman t`i ndëshkosh mësuesit dhe t`i amnistosh peshqit e mëdhenj ku hynë disa biznese, serbët, kompanitë publike” tha Kadriu.

Kadriu mendon se çdo veprim apo vendim që lidhet me tatimin në pronë duhet të aprovohet nga Asambleja Komunale sepse realisht edhe pagesa e tatimit në pronë është e shtrenjtë dhe tejet e diskutueshme./rajonipress/