Kadriu: Bizneset lokale prioritet imi

Gjilan – Rexhep Kadriu, edhe njëherë tjetër ka thënë se prioritet i tij me marrjen e mandatit të kryetarit të komunës, do të jenë pikërisht bizneset lokale, duke shtuar se ky do të jetë një plus edhe për zhvillimin ekonomik në qytetin tonë, uljen e papunësisë si dhe mos-lejimin e daljes së investimeve jashtë komunës.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga anëtarë dhe kandidatë për këshilltarë komunal, ka vazhduar aktivitetin e tij në vizitë të bizneseve lokale.
Gjatë ditës së mërkure, ai ka vizituar “Drini Market”, kompaninë “Çeliku” si dhe fabrikën e pulave “Konsoni”, me përfaqësuesit e të cilave ka folur për kushtet që i gëzojnë këto kompani sa i përket funksionimit të biznesit në komunën tonë.
Kadriu, edhe njëherë tjetër ka thënë se prioritet i tij me marrjen e mandatit të kryetarit të komunës, do të jenë pikërisht bizneset lokale, duke shtuar se ky do të jetë një plus edhe për zhvillimin ekonomik në qytetin tonë, uljen e papunësisë si dhe mos-lejimin e daljes së investimeve jashtë komunës.
Ai ka kërkuar nga pronarët e këtyre tri kompanive Visar Alidema, Dardan Alidema dhe Gazmend Alidema, pronarë të “Drini Market” dhe “Celiku” si dhe nga pronari i “Konsoni” Agim Sahiti , të dijë më shumë për qasjen që kanë në komunitetin biznesor dhe përkrahjen apo subvencionet që marrin nga komuna, ndërsa ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Gjilanit, gjendja e tanishme në aspektin biznesor do të ndryshojë dhe përparësia dhe hapësira për funksionim do të jetë shumë më e madhe sa i përket bizneseve lokale./rajonipress/