United Hospital

Kadriu: Besoj fuqishëm se Gjilani, Anamorava dhe gjithë Kosova kanë nevojë për një qasje të re

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ish-zëvendësministri, Rexhep Kadriu i rikthehet politikës, garon për deputet nga LDK. Pikërisht për këtë arsye, rrugëtimi im i ri politik nis në Lidhjen Demokratike të Kosovës – partinë që po rikthen shpresën dhe normalitetin në vend tha Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot zyrtarisht kam marrë vendimin të rikthehem në jetën publike dhe të garoj për deputet të Kuvendit të Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky hap vjen pas një periudhe reflektimi të thellë personal dhe profesional. Përplot vite, Anamorava më ka besuar përgjegjësi të rëndësishme – si nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe si zëvendësministër i Infrastrukturës, ku kemi shtyrë përpara projekte kapitale historike për Gjilanin dhe Anamoravën, përfshirë autostradën, impiantin e ujërave të zeza dhe investime të tjera kapitale që sot do të ishin drejt përfundimit po të mos ishte ngadalësimi i proceseve nga qeverisja aktuale.

Besoj fuqishëm se Gjilani, Anamorava dhe gjithë Kosova kanë nevojë për një qasje të re, për seriozitet, për punë dhe për stabilitet institucional. Pikërisht për këtë arsye, rrugëtimi im i ri politik nis në Lidhjen Demokratike të Kosovës – partinë që po rikthen shpresën dhe normalitetin në vend.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që më kanë besuar këtë detyrë.

Fundamenti

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Degës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm, si dhe për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, për ftesën dhe hapësirën për të kontribuar me përvojën time.

Vij në këtë garë me përkushtim të plotë për t’u shërbyer qytetarëve – me eksperiencën e fituar në qeveri, me përvojën nga biznesi dhe me vendosmërinë për t’i rikthyer Anamoravës zhvillimin që e meriton.

Vij për të përfunduar projektet që kanë mbetur pezull.

Vij për Anamoravën. Vij për Kosovën.

Le të zgjedhim shpresën.

#ZgjedhShpresën #LDK #RexhepKadriu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.