Kadriu bënë thirrje për më shumë solidaritet e begati

Gjilan – Shpresojmë që festat e ardhshme t`i presim në një Kosovë më ndryshe, me më pak nevojtarë, e me më shumë mirëkuptim e solidaritet ndaj njëri-tjetrit ka thënë Rexhep Kadriu.

Sot, për nder të Kurban Bajramit, bashkë me kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), dega në Gjilan, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Kreut të KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, i përcolla urimet më të përzemërta për BIK-un dhe gjithë qytetarët e besimit islam, duke bërë thirrje bashkë për më solidaritet, për më shumë begati në familjet tona. Shpresojmë që festat e ardhshme t`i presim në një Kosovë më ndryshe, me më pak nevojtarë, e me më shumë mirëkuptim e solidaritet ndaj njëri-tjetrit.
Urime Kurban Bajrami ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).