FITORJA

Kadriu: Autostrada “Agim Ramadani”, e vulosë lidhjen e kombit, për pak muaj nisin punimet në drejtim të “Dheut të Bardhë”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – U deshën gati 20 vjet që qytetarët e Anamoravës përgjithësisht të presin për Autostradën. Qeveritë e kaluara janë ardhë në pushtet përmes premtimeve për rrugë moderne dhe autostrada që lidhin shqiptarët mes vete dhe që ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik. Asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për materializimin e atyre “muhabeteve” nëpër fushata. Pra, qytetari i Anamoravës është mashtruar disa herë, duke qenë se ky rajon i Kosovës realisht është përcaktues edhe i fituesit të zgjedhjeve nacionale. Kushdo që thotë ndryshe, gabon thotë Rexhep Kadriu zv. ministër i Infrastrukturës.

“Ne kemi thënë se Anamorava do të lidhet me rrugë moderne, nuk kemi bërë shumë zhurmë, por kemi punuar dhe po punojmë. Në fakt, i kemi tejkaluar dukshëm me punë ato që i kemi thënë. Sot, ky rajon i Kosovës po bëhet me autostradë, e cila i jep vulën e saktësisë të asaj që themi çdo ditë, “Rruga e Kombit”. Përmes autostradës “ Agim Ramadani” Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, në dimensionin kombëtar, bashkohet fizikisht kombi, rrjedhimisht trevat shqiptare. Për mua, dhe për të gjithë ata që kanë një fije dashurie për shtetin e kombin, kjo autostradë paraqet njërin ndër projektet më madhore gjithëkombëtare në historinë tonë, sepse lidhë Luginën e Preshevës me Kosovën, dhe Kosovën me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut” thotë Kadriu në një bisedë për rajonipress.

ARKATANA

Rexhep Kadriu thotë se edhe në dimensionin ekonomik, është një projekt që ndikon dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, sepse si e tillë krijon lehtësira edhe në qarkullimin e njerëzve, por çka është ma me rëndësi, krijon lehtësira në qarkullimin e mallrave. “Përmes kësaj autostrade, por edhe gjitha autostradave që janë dhe po ndërtohen në Kosovë, krijohen lidhje më të shkurta dhe më racionale me shtetet e rajonit dhe Evropës. Autostradat si kjo e Gjilanit, ndikojnë në uljen e kostos së transportit si dhe në rritjen e prodhimeve bujqësore, të turizmit etj. Investimi në infrastrukturën rrugore, sado që e ka koston e lartë buxhetore, është investim që krijon bazë të qëndrueshme për të ardhmen e vendit. Këtë po e bëjmë çdo ditë, sepse konsiderojmë se përmes infrastrukturës moderne bëhet edhe tërheqja me e lehtë e investitorëve të huaj” tha Kadriu.

Kadriu jep edhe një lajm të madh.”Jemi në fazën e fundit për shpalljen e procedurave për vazhdimin e Autostradës nga Bresalci në drejtim të Dheut të Bardh dhe këtë vit fillojnë punimet sepse jemi zotuar se do ta përfundojmë këtë vepër gjigante” tha Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.