Uji Dea

Kadriu: Anamorava përjetojë rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit qendror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti takim me kryesinë, pas zhvillimeve të fundit në vend. AAK në Gjilan, vlerëson se dorëheqja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si rezultat i ftesës krejtësisht të padrejtë dhe të palogjikshme nga një Gjykatë e cila është krijuar mbi gënjeshtra dhe shpifje, është akti më burrnor dhe më i përgjegjshëm që mund ta bëjë një burrështetas ka thënë Rexhep Kadriu.

Mobi Casa

“Konsiderojmë se kjo ftesë ndaj kryeministrit Haradinaj, për të satën herë me u ballafaqua me shpifjet që vinë nga adresa antishqiptare, nuk është e drejtuar veç ndaj Ramush Haradinaj, ndaj familjes Haradinaj, por kanë për qëllim për me dëmtua imazhin e Republikës sonë, imazhin e luftës, dhe të ardhmen e vendit. Haradinaj disa herë e kanë dëshmua se lufta jonë ishte e pastër, dhe disa herë gjykata ndërkombëtare e kanë vërtetuar pafajësinë. Kryeministri Haradinaj deklaroi se mandatin ia kthen sovranit, dhe me këtë bëhet e qartë se Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme nacionale. Andaj, AAK në Gjilan, si asnjëherë më parë është e gatshme që fuqishëm të hy në këtë proces zgjedhor, epilogu i të cilave dihet që tani. Anamorava në përgjithësi, në këtë mandat qeverisës, ka përjetua rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit nacional. Investimet që janë bërë në Anamoravë brenda dy vite, barazohen me investimet e një 17 vjeçari të kaluar. Pra, AAK hyn në garën e re zgjedhore, e përgatitur mirë dhe me vizion të qartë” ka thënë Rexhep Kadriu./rajonipress/