GRANDEMALL

Kadriu: AAK po zhvillohet e rritet çdo ditë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kjo është ditë zhvillimi për Aleancën, është ditë rritje për ne. Gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit kemi punuar gjithkah duke përfshirë të gjithë territorin e komunës së Gjilanit dhe si rezultat i kësaj kemi qenë gjithmonë afër qytetarit, ka thënë Rexhep Kadriu në Pogragjë.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të mërkurën ka qëndruar në Pogragjë, ku është bërë hapja zyrtare e zyrës së nëndegës së AAK-së në këtë fshat.

“Arsyeja pse jemi mbledhur këtu është për një qëllim të caktuar. Sepse kjo është ditë zhvillimi për Aleancën, është ditë rritje për ne. Gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit kemi punuar gjithkah duke përfshirë të gjithë territorin e komunës së Gjilanit dhe si rezultat i kësaj kemi qenë gjithmonë afër qytetarit”, ka thënë Kadriu

Sipas Kadriut nga 25 nëndegë sa kanë qenë me marrjen e mandatit si kryetar i AAK-së në Gjilan, tani janë më shumë se 60. “Kemi bërë hapjen e zyreve në nëndegët me shtrirje më të madhe dhe kemi krijuar kështu komunikim sa më të afërt me qytetarin”, ka shtuar Kadriu.

Fundamenti

Ndërkaq ai ka thënë se zyrja e hapur të mërkurën në Pogragjë, do të jetë adresë për secilin qytetarë të Pogragjës, do të jetë destinacion i ndihmës dhe përkrahjes, sepse siç ka shtuar ai. “Jemi të gatshëm të udhëheqim pushtetin dhe falë angazhimit maksimal dhe fuqisë së njerëzve që janë pjesë e strukturës tonë, do të bëjmë përpjekje për ndryshimin e gjendjes në të cilën gjendet Pogragja tani, gjendje kjo që ka ardhë si rezultat i një udhëheqje të keqe”.

Një fjalë rasti, ka mbajtur edhe kryetari i nëndegës së AAK-së në Pogragjë njëherit ish-asambleist dhe kandidatë për asamblenë komunale Sami Azemi, i cili tha se ai bashkë me kryesinë e tij do ta vazhdojnë rrugën të cilën e ka ecur Aleanca prej vitesh, ndërsa do të dalin fitues sepse përpara kanë një model të punës që po e tregon kryetari Kadriu dhe një komunikim me qytetarin që nuk ka ndodhur më parë.

Kadriu në këtë vizitë, është shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemajli, kandidatja për këshilltare komunale Mimoza Kadriu dhe anëtarë të tjerë të strukturës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.