Eko Higjiena

Kadriu: AAK po reformohet e po fuqizohet edhe më shumë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan thotë për rajonipress se AAK po reformohet e fuqizohet në të gjitha aspektet. Jemi në fazën finale të pastrimit të partisë dhe largimet e aty këtushme nuk janë aspak shqetësuese për neve. AAK është e fuqishme sepse kuadrot tona janë të dëshmuara në të gjitha nivelet.

“AAK në Gjilan po fuqizohet dhe shumë shpejt do të kemi edhe aderime të reja dhe njerëz të ri të të gjitha profileve”, kshtu tha Rexhep Kadriu kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Kadriu i cili realisht llogaritet si zyrtari qeveritar, që më së shumti ka dhënë kontribut për Anamoravën, duke dhënë prova e dëshmi me projekte konkrete, mendon se koncepti i Ramush Haradinajt dhe puna e mirë e kuadrove të AAK-së nga Gjilani e bënë të mundur performancën edhe më të mirë në ditët në vijim.”Ne po bëhemi gati për ta fuqizuar edhe më shumë degën sepse AAK ka kritere dhe interesat personale nuk e kanë vendin në ombrellën e AAK”.

Uji Dea

Kadriu mendon se AAK dega në Gjilan ka kapacitete dhe kuadro të forta e të dëshmuara për tu ballafaquar në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. “Kemi lënë gjurmë të mira dhe kemi realizuar shumë projekte ku përfitues është vet qytetari i Anamoravës. Faktet flasin vet dhe unë jam i kënaqur që shumë investime do të shkojnë në fshatrat kufitare të Anamoravës dhe këto angazhime e kanë vulën e njerëzve të devotshëm të AAK-së” ka sqaruar Rexhep Kadriu.

Kadriu mendon se në Gjilan AAK do të mbetet subjekti më serioz dhe i cili do të shënoj rritje në të gjitha nivelet. “Ka interesim të madh nga të rinjtë, ka interesim të madh nga shtesat intelektuale, kuadrot e arsimit dhe ka interesim nga të gjitha shtresat për tu bashkangjitur në radhët e AAK-së” tha Kadriu./rajonipress/