UBT

Kadriu: AAK për 20 vjet faktorë në shtetndertim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i mbushë 20 vjet jetë në politikën kosovare. Rruga jonë deri këtu, përgjatë dy dekadave të plota, përveç që nuk ishte e lehtë, ishim edhe të sfiduar. Ballafaqimi me (pa)drejtësinë ndërkombëtare i liderit të aleancës, Ramush Haradinaj, ishte hendikep për aleancën si parti, e gjithë neve si bashkë themelues të saj. Nuk ishte i lehtë të vepruarit politik pa prezencën e Ramushit. Ia dolëm, me vështirësi po, por ia dolëm ka shkruar Rexhep Kadriu kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Kadriu ka thënë se Aleanca si forcë politike, ka udhëheqë procese historike për ta bërë të formësuar shtetin, për ta bërë me ushtri, me ligje për gjigantët ekonomik, një shtet më evropian, dhe ka qenë mbrojtëse me këmbëngulësi e interesit shtetëror e kombëtar, dhe bashkë me udhëheqësin e saj, Ramush Haradinaj, në cilësinë e kryeministrit të Republikës, arritëm të bëhemi faktor në disa procese të rëndësishme në rrafshin e jashtëm.

RCCOLA

“Aleanca është këtu falë angazhimit dhe vullnetit të secilit anëtarë të saj. Meritorë për 20 vjet jetë politike të aleancës, dhe shndërrimi i saj në faktor të rëndësishëm në shtetkrijim dhe shtetndërtim, janë gjithë ata të rinj e të moshuar, gra e burra, që i qëndruan besnik vizionit të aleancës. Bashkë, është e mundur çdo gjë. Do të vazhdojmë tutje ta bëjmë aleancën edhe më të fuqishme, sepse politika në Kosovë dhe jeta institucionale në Republikën tonë, është shumë e varfër pa aleancën, pa Haradinajn, pa neve të gjithëve, qofshin edhe ata që veç njëherë kanë votuar AAK-n. Urime 20 vjetori, Aleancë” ka shkruar Kadriu./rajonipress/