UBT

Kadriu: AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan për rajonipress thotë se ai pretendon të jetë fitues i zgjedhjeve lokale në Gjilan dhe matematika e koalicioneve për te është e hapur për të gjitha partitë politike. Për mua nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike në Gjilan. Me të gjithë jam i gatshëm për bashkëpunim dhe ofertë për koalicione.

Rexhep Kadriu ka një tregues të fortë se ai në zgjedhjet e nëntorit mund të dali fitues. Thotë se e ka rritur AAK-në në Gjilan për 100% dhe ky fakt e ka trimëruar që të vazhdojë garën edhe më tutje për të dalur fitues.

Kadriu për rajonipress thotë se synimi i tij është që të fitojë zgjedhjet e nëntorit dhe të kujdeset maksimalisht për qytetarët e Gjilanit dhe mirëqenien e tyre. Kadriu thotë se ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha subjektet politike në Gjilan dhe realisht pas rezultatit të 3 nëntorit ai është i gatshëm të bashkëpunojë dhe qeverisë në koalicion me të gjitha subjektet politike.”Për mua nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politikë. Asnjë parti nuk do të jetë e favorizuar sepse me të gjithë qëndrojë mirë. E mira e kësaj pune është se unë nuk jam i varur nga niveli qendror rreth koalicioneve në nivelin lokal.Mua më intereson niveli lokal dhe Gjilani së bashku me qytetarët e saj” tha Kadriu.

ARKATANA

Kadriu ndihet krenar që nga ardhja e tij ka arritur ta fuqizojë për 100% AAK në Gjilan.”Prej se e kam marrë AAK aktiviteti në teren dhe anëtarët i kam shtuar për 100%. Jemi në rritje maksimale sepse nga 27 nëndegë sa ka pasur AAK në vitin 2009 tani i kemi 60 nëndegë. Janë 25 nëndegë të Forumit të Gruas dhe 35 nëndegë të Forumit të Rinisë së AKR-së dhe këta parametra për mua janë një sinjal i mirë se kemi punuar drejt dhe me përkushtim” tha Kadriu.

Kadriu tha se sipas sondazheve të brendshme AAK del bindshëm si parti fituese. Thotë se rritja e AAK-së është mundësuar edhe nga aderimet e reja që janë bërë nga të gjitha partitë duke filluar nga LDK-ja, PDK-ja, AKR-ja dhe së fundit edhe nga VV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.