FITORJA

Kadriu: AAK në Anamoravë ka shënuar rritje të përkrahjes qytetare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky popull meriton ta ndjej veten mirë në vendin e tij, andaj na takon neve t’ia mundësojmë një jetë dhe një shtet të matshëm me shtetet e rajonit. Kjo do të ndodh, puna e mirë po përjetohet, dhe mbetemi të pa lëkundur të vizionin tonë për një shtet të respektuar nga brenda dhe nga jashtë ka thënë Rexhep Kadriu.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti një takim koordinues me një delegacion nga niveli qendror i kryesuar nga Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Në këtë takim u vlerësua se Anamorava në përgjithësi, dhe Gjilani në veçanti, për herë të parë janë në vëmendje të qeverisë së Kosovës. Kryeministri Haradinaj ka krijuar një standard të ri qeverisës, përmes të cilit Kosova po shihet si tërësi për ndarjen e buxhetit.

Eco Higjiena

Taksapaguesit tanë për herë të parë po e përjetojnë dorën e shtetit. Investimet në këtë regjion të Kosovës, janë përkthim i parave të qytetarëve në investime për të mirën e përgjithshme. Pa asnjë dyshim, në bazë të asaj çka shohim në terren, AAK ka shënua rritje të përkrahjes qytetare, si në nivel vendi, ashtu edhe në Anamoravë, kjo si rezultat i punës së mirë dhe të përnjëmend të kryeministrit Haradinaj dhe njerëzve që kanë përgjegjësi në institucione e të cilët po bëjnë punë të mëdha.

Pavarësisht pengesave në rrugë e sipër, nga jashtë dhe nga brenda, jemi të vendosur të qeverisim vendin ashtu siç jemi marrë vesh me qytetarët në fushatë elektorale. Ky popull meriton ta ndjej veten mirë në vendin e tij, andaj na takon neve t’ia mundësojmë një jetë dhe një shtet të matshëm me shtetet e rajonit. Kjo do të ndodh, puna e mirë po përjetohet, dhe mbetemi të pa lëkundur të vizionin tonë për një shtet të respektuar nga brenda dhe nga jashtë ka thënë Rexhep Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.