Eko Higjiena

Kadriu: AAK ka kandidaturën më të mirë për kryeministër

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kemi kandidaturën më të mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kemi rezultate të shumta që dëshmojnë se ne nuk japim vetëm fjalë, por e realizojmë atë që themi dhe premtimet tona nuk janë boshe, ka thënë Rexhep Kadriu.

Qytetarë të shumtë të Malishevës së Epërme dhe të Poshtme, Uglarit, Pogragjës, Bilinicës dhe Stublinës, ishin mbledhur në ambientet e shkollës fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë, për ti dhënë përkrahje kandidaturave të Aleancës në Gjilan për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Drita Maliqi-Zunce ka thënë se ky drejtim që Aleanca ka ofruar për qytetarin është i vetmi program dinjitoz dhe serioz në vend.

“Të gjithë ne e dimë si ka ecur Kosova deri tash, të gjithë i dijmë ngecjet që vendi jonë ka pësuar nga kjo keq-qeverisje, prandaj është koha që ta përzgjidhni të ardhmen tuaj duke ia besuar votën atij që është dëshmuar që ka vlera dhe mendon për popullin e Kosovës”, ka thënë Maliqi-Zunce.

Ahmet Isufi, i cili i ka përshëndetur të pranishmit ka thënë se më 8 qershor duhet ta bëjmë veprimin e duhur duke i dhënë drejtimin e duhur vendit.

“Lista e AAK-së në Gjilan ka traditë, atdhedashuri, profesionalizëm, bashkëpunim dhe aftësi për ta quar vendin tonë përpara. Kjo qeveri në ikje ka dështuar në dy mandate prandaj është koha që të shkojnë në pushime”, ka thënë Isufi.

Ndërkaq profesoresha e telekomunikacionit Magbule Shkodra ka thënë se vetëm bashkë dhe të vendosur më 8 qershor, ne mund ti japim ardhmërisë së Kosovës një emër tjetër, atë të Drejtimit të Ri.

“Ju bëjë thirrje të votoni liderin e dëshmuar në të gjitha etapat e jetës, të votoni për kryeministër Ramush Haradinaj, sepse vetëm ai meriton besimin e popullit tonë”, ka thënë Shkodra.

FIDANISHTJA

Fehmi Fetahi, biznesmen dhe afarist ka folur për gjendjen jot ë mirë në vend si dhe për shkatërrimin ekonomik. Këta faktorë i ka lidhur me mirëqenien e rëndë social, ndërsa ka thënë se është kthyer në Kosovë për të sjellë një frymë tjetër të zhvillimit.

“Si themelues i Shoqatës së Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicër dhe Unionit të Biznesmenëve Botëror, unë do të punojë dhe përkushtohem në sjelljen e investitorëve nga jashtë”, ka thënë Fetahi.

Ndërkaq Nijazi Idrizi ka folur për krizën e thellë ekonomike-politike-sociale, duke shtuar se vetëm me votë të lirë, kjo gjendje mund të ndërrojë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë është e keqe për vendin tonë dhe çfarë duhet të bëhet në të ardhmen. Deri më tani janë zbatuar një numër i projekteve jo-fitimprurëse, janë ndërtuar rrugë të tejzgjatura ndërsa janë ndërtuar shkolla të mëdha aty ku ka pak nxënës dhe shkolla të vogla aty ku nevoja është më e madh. Duhet të fillojmë ti bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, ka thënë Idrizi.

Dhe krejt në fund ka folur edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu,i cili ka thënë se kemi arsye ta kërkojmë besimin e qytetarëve.

“Kemi kandidaturën më të mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kemi rezultate të shumta që dëshmojnë se ne nuk japim vetëm fjalë, por e realizojmë atë që themi dhe premtimet tona nuk janë boshe”, ka thënë Kadriu.

Qytetarët e këtij regjioni kanë trokitur kandidaturat e AAK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre edhe në këto zgjedhje nacionale thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.