Fundamenti

Kadriu: AAK gradualisht po shndërrohet në alternativë të vetme për qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – AAK gradualisht po shndërrohet në alternativë të vetme për qytetarët. Qytetarët, figura të rëndësishme të jetës politike në vend, të rinjë e të reja, çdo ditë po i bashkohen vizionit tonë për një Kosovë të zhvilluar dhe integruar. Aleanca në Gjilan sikurse në gjithë Kosovën, po rritet, dhe kjo i siguron qytetarët se Kosova, Gjilani kanë për të ndryshuar ka thënë Rexhep Kadriu.

Statusi i plotë i Rexhep Kadriut

Eco Higjiena

Sonte, bashkë me dy drejtorët komunal, ai i Arsimit, Nazim Gagica, i Shëndetësisë, Selami Xhemajli, dhe nënkryetarin e degës, Agim Zuzaku, takuam kryesinë e nëndegës së AAK-së “Dardania I” në Gjilan. Kryetarin e nëndegës, Kushtrim Qamili dhe kryesinë, i informova për zhvillimet politike në nivel nacional, për investimet që qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, po i realizon në Anamoravë, në theks të veçantë për rritën e AAK-së në Gjilan.

AAK gradualisht po shndërrohet në alternativë të vetme për qytetarët. Qytetarët, figura të rëndësishme të jetës politike në vend, të rinjë e të reja, çdo ditë po i bashkohen vizionit tonë për një Kosovë të zhvilluar dhe integruar. Aleanca në Gjilan sikurse në gjithë Kosovën, po rritet, dhe kjo i siguron qytetarët se Kosova, Gjilani kanë për të ndryshuar ka shkruar Rexhap Kadriu./rajonipress/