FIDANISHTJA

Kadriu: AAK do ta ndalojë trendin e ikjes së të rinjve nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së dega në Gjilan Rexhep Kadriu, tha se po punohet në strategji të reja për të rinjtë e Gjilanit dhe se do të hiqen trendët e ikjes nga Kosova apo të kërkimit të një pune të thjeshtë, sepse me fitoren e AAK-së në nëntor, do të fillojë një epokë krejtësisht e re për të ardhmen e të gjithë qytetarëve e në veçanti të të rinjve.

Aleanca e të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan, ka shpërndarë libreza për 300 anëtarë të rinj. Në manifestimin, i cili u mbajt mbrëmë ku prezent ishin kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi si dhe kryetari i ARK-së në nivel të Kosovës Musa Preteni, u mirëpritën të rinjtë e Gjilanit, të cilët që nga dje janë edhe zyrtarisht anëtarë të AAK-së në Gjilan.

Kryetari i AAK-së – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, para të pranishmëve tha se po punohet në strategji të reja për të rinjtë e Gjilanit dhe se do të hiqen trendët e ikjes nga Kosova apo të kërkimit të një pune të thjeshtë, sepse me fitoren e AAK-së në nëntor, do të fillojë një epokë krejtësisht e re për të ardhmen e të gjithë qytetarëve e në veçanti të të rinjve.

Hidromorava

Ndërsa, kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, ka thënë se , Aleanca e të Rinjve në Gjilan, qysh nga themelimi i saj ka qenë gjithmonë përkrahje e madhe e proceseve politike të Aleancës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj, ndërsa tani më shumë se asnjëherë, përkrahë kandidaturën e kryetarit të degës në Gjilan Rexhep Kadriu, për kryetar të komunës. “Këtë e tregon më së miri ky numër kaq i madh i këtyre të rinjve, të cilët nga sonte do të jenë edhe zyrtarisht pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët”, ka shtuar Hyseni.

Krejt në fund, të katër liderët së bashku ndanë librezat për 300 anëtarët e rinj të ARK-së në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.