RCCOLA

Kadriu: 17 shkurti është kulmim i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, uron të gjithë qytetarët me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Rexhep Kadriu kryetar i saj ka thënë se shpallja e Pavarësisë, është kulmim i gjitha përpjekjeve shekullore të shqiptarëve të Kosovës.

Ky 12 vjetor i pavarësisë që sot festojmë, e gjen Republikën tonë më të fortë se asnjëherë më parë. Kujtojmë e nderojmë kontributin e të gjitha brezave që lanë gjurmë në çdo etapë të historisë, pa mundin dhe sakrificën e të cilëve nuk do t`i kishim këto që sot i kemi.

Nuk ka Republikë që gjatë lindjes dhe rritës saj nuk ballafaqohet me probleme. Ashtu është edhe rruga e Republikës sonë, me sfida, ngritje e rënie, por megjithatë, falë angazhimit dhe vullnetit tonë si politikë e si qytetarë, si dhe me durimin e pashembullt të këtyre të fundit, sot Republika jonë është e respektuar nga jashtë, dhe e qëndrueshme nga brenda.

Hidromorava

Urime e pritshmi edhe shumë përvjetorë të tjerë me një Republikë çdo ditë e më të fortë ka thënë Rexhep Kadriu përcjell zyra për Informim e AAK-së./rajonipress/

Të dashur qytetarë,
Kjo ditë e shënuar në histori pas më shumë se një shekull përpjekje e sakrificë, na shërben për tu frymëzuar edhe më shumë në ndërtimin e shtetit tonë dhe integrimin e tij në familjen evropiane.
Shpallja e Kosovës shtet i pavarur, sovran, dhe demokratik, përveç akt juridik e politik, në veçanti është kulmim i rrugës së gjatë e të mundimshme të popullit shqiptar, ku meritorët më të mëdhenjë janë heronjët, martirët, dhe dëshmorët e kombit të rënë në çdo etapë të historisë sonë të lavdishme.
Urime 12 vjetori i Pavarësisë!
R. K