Hidromorava

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kohën kur kanë mbetur edhe pak deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e rreth kërkesës së Listës Serbe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret një vendim të qartë nga gjykata në mënyrë që siç thonë përfaqësues të kësaj partie të mos lihen hapësira për interpretime të ndryshme ashtu siç ka ndodhur në vendimet e mëparshme.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha për RTV21 se do ta respektojnë çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës por sipas saj, në mungesë të një nënkryetari Kuvendi nuk është konstituuar.

ARKATANA

“Ne jemi në pritje të shohim cilido të jetë vendimi . Mendoj dhe besoj se do të jetë vendim i qartë që do të ketë qartësi dhe saktësi sesi duhet të veprohet dhe çka duhet të bëhet pasi që vendimi i parë i ardhura nga gjykata ka qenë i qartë në fakt por kanë lënë dykuptimësi dhe i ka dhënë mundësi LVV-së që të mos respektojnë vendimin. Njëjtë ka ndodh edhe me vendimin e dytë edhe pse ka qenë tepër më i qartë dhe ka treguar që Dehari ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ne çdo herë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojmë edhe këtë vendim çfarë do që të jetë ai. Ne s’mund të prejudikojmë në vendimin e gjykatës ajo do të vendos nëse është konstituar apo jo kuvendi. Mendoj se meqë nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e kuvendit atëherë nuk ka konstituim”, tha Kadrijaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.